Dil ID: 7
Dil Adı: french
Dil Kodu: fr3tayfun Produits de la Marque AEG
Dünyanın En Büyük
Elektronik Bilgi Kütüphanesi



Funksioni Minute Minder
Funksioni Minute Minder duhet të përdoret për të vendosur një alarm akustik në kohën e
preferuar, i vlefshëm për shembull kur një recetë kërkon që të ftohë një përzierje për një
kohë të caktuar ose kur një kujtues nevojitet për të mos harruar shishet e vendosura në
ngrirës për ftohje të shpejtë.
Për të aktivizuar funksionin:
1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse.
Treguesi Minute Minder pulson.
Kohëmatësi tregon vlerën e cilësuar (30 minuta) për disa sekonda.
2. Shtypni butonin e temperaturës së ngrirësit për ta ndryshuar vlerën e cilësuar të
Kohëmatësit në 1 deri 90 minuta.
3. Shtypni butonin OK për të konfirmuar.
Shfaqet treguesi Minute Minder .
Kohëmatësi fillon të pulsojë (min).
Në fund të numërimit së prapthi treguesi Minute Minder pulson dhe dëgjohet një sinjal
akustik:
1. Hiqni pijet që gjenden në dhomëzën e ngrirësit.
2. Shtypni butonin OK për të fikur tingullin akustik dhe për të përfunduar funksionin.
Funksionin mund ta çaktivizoni në çdo kohë gjatë numërimit së prapthi:
1. Shtypnin butonin Mode derisa të pulsojë treguesiMinute Minder .
2. Shtypni butonin OK për të konfirmuar.
3. Treguesi Minute Minder fiket.
Është e mundur të ndryshohet ora gjatë numërimit së prapthi dhe në fund duke shtypur
butonin e uljes së temperaturës së ngrirësit dhe butonin e rritjes së temperaturës së
ngrirësit.
Funksioni i bllokimit për fëmijët
Për të bllokuar butonat kundër përdorimit të paqëllimshëm, zgjidhni funksionin e bllokimit
për fëmijët.
Për të aktivizuar funksionin:
1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse.
2. Treguesi i Bllokimit për fëmijët pulson.
3. Shtypni butonin OK për ta konfirmuar.
Tregohet treguesi i Bllokimit për fëmijët.
Për të çaktivizuar funksionin:
1. Shtypni butonin Mode derisa treguesi i Bllokimit për fëmijët të pulsojë.
2. Shtypni butonin OK për ta konfirmuar.
3. Treguesi i Bllokimit për fëmijët fiket.
Alarm ndaj temperaturës së lartë
Rritja e temperaturës në dhomëzën e ngrirësit (për shembull për shkak të një defekti të
mëparshëm elektrik) tregohet nëpërmjet:
pulsimit të alarmit dhe treguesve të temperaturës së ngrirësit
Paneli I kontrollit
9