Dil ID: 7
Dil Adı: french
Dil Kodu: fr3tayfun Produits de la Marque AEG
Dünyanın En Büyük
Elektronik Bilgi Kütüphanesi



tingëllimit të ziles.
Për të rivendosur kohën:
1. Shtypni çdo buton.
2. Zilja fiket.
3. Treguesi i temperaturës së ngrirësit tregon temperaturën më të lartë që është arritur
për disa sekonda. Pastaj tregon përsëri temperaturën e vendosur.
4. Treguesi i alarmit vazhdon të pulsojë derisa të rivendosen kushtet normale.
Kur alarmi të jetë kthyer, treguesi i alarmit do të fiket.
Alarmi i hapjes së derës
Do të dëgjohet një alarm akustik nëse dera e ngrirësit lihet e hapur për pak minuta. Kushtet
e alarmit të derës së hapur tregohen nga:
treguesi i alarmit që pulson
sinjalizuesi akustik
Pasi të jenë rregulluar sërish kushtet normale (dera e mbyllur), alarmi do të ndalojë.
Funksioni COOLMATIC
Nëse ju duhet të fusni në të një sasi të madhe ushqimi të ngrohtë, për shembull pasi sapo të
keni bërë pazarin e ushqimeve, ju sugjerojmë të aktivizoni funksionin COOLMATIC për të
ftohur më shpejt produktet dhe për të shmangur ngrohjen e ushqimeve të tjera që janë
tashmë në frigorifer.
Për të aktivizuar funksionin:
1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse.
Treguesi COOLMATIC pulson.
2. Shtypni butonin OK për të konfirmuar.
Shfaqet treguesi COOLMATIC.
Funksioni COOLMATIC fiket automatikisht pas afro 6 orësh.
Për të çaktivizuar funksionin përpara ndalimit të tij automatik:
1. Shtypnin butonin Mode derisa të pulsojë treguesiCOOLMATIC.
2. Shtypni butonin OK për të konfirmuar.
3. Treguesi COOLMATIC fiket.
Funksioni fiket duke përzgjedhur një temperaturë të ndryshme të frigoriferit.
Funksioni i ditëve të pushimit
Ky funksion ju lejon që ta mbani frigoriferin të mbyllur dhe bosh gjatë një periudhe të gjatë
pushimesh, pa lejuar që të krijohen aroma të këqija.
Dhomëza e frigoriferit duhet të jetë bosh kur funksioni i ditëve të pushimit është i
aktivizuar.
Për të aktivizuar funksionin:
1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse.
Treguesi i Pushimit pulson.
10 Paneli I kontrollit