Dil ID: 7
Dil Adı: french
Dil Kodu: fr3tayfun Produits de la Marque AEG
Dünyanın En Büyük
Elektronik Bilgi Kütüphanesi



3. Alarmi mund të futet në përdorim pas pak sekondash.
Për ta rivendosur alarmin referojuni kapitullit "Alarmi i temperaturës së lartë".
4. Nëse në ekran shfaqet "dEMo", pajisja është në funksionin e demonstrimit. Referojuni
kapitullit "Si të veprojmë nëse...".
5. Treguesit e temperaturës tregojnë temperaturën e vendosur si të paracaktuar.
Për të zgjedhur një temperaturë tjetër, referojuni kapitullit "Rregullimi i temperaturës".
Fikja
Ndiqni këta hapa për të fikur pajisjen:
1. Shtypni butonin ON/OFF të pajisjes për 5 sekonda.
2. Ekrani do të fiket.
3. Për të shkëputur pajisjen nga rryma, hiqni spinën nga priza.
Fikja e frigoriferit
Për të fikur frigoriferin:
1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse.
Treguesi Fikur i frigoriferit dhe treguesi i dhomëzës së frigoriferit pulsojnë.
Treguesi i temperaturës së frigoriferit tregon vijëza.
2. Shtypni butonin OK për të konfirmuar.
3. Shfaqet treguesi i frigoriferit të fikur.
Ndezja e frigoriferit
Për të ndezur frigoriferin:
1. Shtypni rregullatorin e temperaturës së frigoriferit.
Ose:
1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse.
Treguesi i frigoriferit të fikur pulson.
2. Shtypni OK për ta konfirmuar.
3. Treguesi i frigoriferit të fikur çaktivizohet.
Për të zgjedhur një temperaturë tjetër, referojuni kapitullit "Rregullimi i temperaturës".
Rregullimi i temperaturës
Temperatura e vendosur e frigoriferit dhe ngrirësit mund të rregullohet duke shtypur
rregullatorët e temperaturës.
Temperatura e paracaktuar:
+5°C për frigoriferin
-18°C për ngrirësin
Treguesit e temperaturës tregojnë temperaturën e vendosur.
Temperatura e vendosur do të arrihet brenda 24 orëve.
Oshilacionet në pak gradë rreth temperaturës së përcaktuar janë normale dhe nuk do të
thotë se pajisja ka defekt.
Pas një shkëputjeje të energjisë, temperatura e vendosur mbahet e ruajtur.
8 Paneli I kontrollit