
Në rast të një shkrirjeje aksidentale, për shembull si pasojë e ikjes së korrentit dhe nëse kjo
ka zgjatur në kohë më shumë se vlera e shfaqur në tabelën e të dhënave teknike në pikën
"koha në rritje", ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet shpejt ose të gatuhet menjëherë e
më pas të mund të rivendoset në ngrirje (jo të nxehtë, por pasi të jetë ftohur).
Shkrirja e akullit
Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren, mund të shkrihen në dhomëzën ftohëse ose në
temperaturën e dhomës, në varësi të kohës në dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira, direkt nga
ngrirësi: në këtë rast, gatimi do të zgjasë më shumë.
Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një sërë
shinash, në mënyrë që raftet të mund të vendosen
sipas dëshirës.
Rafti i shisheve
Vendosini shishet (me grykën përpara) në raftin e
paravendosur.
Nëse rafti është pozicionuar horizontalisht,
vendosni vetëm shishet e mbyllura.
Ky raft shishesh mund të anohet, për të mbajtur
shishe të hapura më parë. Për ta arritur këtë,
tërhiqeni raftin lart, në mënyrë që të rrotullohet
nga lart e të vendoset në nivelin tjetër më sipër.
12 Përdorimi I përditshëm