
Numri i paneleve prej xhami është i ndryshëm për modele të ndryshme.
KUJDES
Vendoseni derën me faqen e jashtme poshtë mbi një sipërfaqe të butë e të sheshtë për ta
mbrojtur nga gërvishtjet.
Heqja dhe pastrimi i paneleve të xhamit të derës
1. Hiqni derën.
2. Mbani guarnicionin (B) në skajin e
sipërm të derës nga të dyja anët dhe
shtypini ato nga brenda për të çliruar
mbërtheckën.
3. Tërhiqeni kornizën përpara për ta hequr.
4. Mbani panelet prej xhami të derës në
cepat e sipërm njëri pas tjetrit dhe
tërhiqini nga sipër për t'i nxjerrë
5. Pastrojini xhamat e derës.
Për t'i instaluar panelet ndiqni procedurën në
rend të kundërt. Vendosni panelin më të
vogël në fillim të ndjekur nga më i madhi.
SI TË VEPROJMË NËSE…
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitullit "Të dhëna për sigurinë"
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Furra nuk nxehet Pajisja është e çaktivizuar Aktivizojeni pajisjen
Furra nuk nxehet Ora ditore nuk është regjistruar Regjistroni orën. Referojuni
"Regjistrimi i parë i orës ditore"
Furra nuk nxehet Nuk janë bërë cilësimet e
nevojshme
Sigurohuni që të gjitha
cilësimet të jenë të sakta
Furra nuk nxehet Fikja automatike është
aktivizuar
Referojuni "Fikja automatike"
B
26 Si të veprojmë nëse…