Dil ID: 13
Dil Adı: romaina
Dil Kodu: ro8tayfun Produsele mărcii Rigid Industries
Dünyanın En Büyük
Elektronik Bilgi Kütüphanesi



KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitullit "Të dhëna për sigurinë"
Shënime për pastrimin:
Pastroni pjesën e përparme të pajisjes me një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe agjent
pastrues.
Për të pastruar sipërfaqet metalike përdorni agjent të zakonshëm pastrimi.
Pastrojeni pjesën e brendshme të pajisjes pas çdo përdorimi. Më pas mund të pastroni
ndotjet më lehtë e të mos i lejoni të digjen.
Ndotjet e forta pastrojini me një pastrues të posaçëm për furrat.
Pastrojini të gjithë aksesorët (me një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe lëndë pastrimi)
pas çdo përdorimi dhe lërini të thahen.
Nëse keni aksesorë që nuk ngjisin, mos i pastroni duke përdorur lëndë agresive, sende me
cepa të mprehta ose në enëlarëse. Kjo mund të shkaktojë dëmtime veshjes së pajisjes.
Pastrimi pirolitik
1. Nxirrini të gjitha pjesët nga pajisja.
Procedura e pastrimit pirolitik nuk fillon punën:
Nëse nuk hiqni mbështetëse e sirtarit ose shinat teleskopike (nëse ka), ekrani tregon "C1".
Nëse nuk e hiqni spinën e matësit të temperaturës së brendshme, ekrani tregon "C2".
Nëse nuk e mbyllni derën e furrës mirë, ekrani tregon "C3".
2. Hiqeni pjesën më të madhe të mbetjeve me dorë.
3. Vendos funksionin e pastrimit pirolitik
(shikoni "Funksionet e furrës").
4. Prekni
për të aktivizuar funksionin e pastrimit pirolitik.
5. Prekni
ose për të vendosur kohëzgjatjen e procedurës së pastrimit:
P1 1:00 për një nivel të ulët ndotjeje
P2 1:30 për një nivel të zakonshëm ndotjeje
P3 2:30 për një nivel të lartë ndotjeje.
Prekni
për të konfirmuar.
Ju mund të përdorni funksionin Përfundimi për të shtyrë procesin e pastrimit.
Gjatë pastrimit pirolitik dera kyçet. Simboli
dhe vijat e treguesit të nxehjes shfaqen,
derisa dera të shkyçet përsëri.
Dera shkyçet kur temperatura brenda furrës është në kushte të sigurta dhe pastrimi pirolitik
ka mbaruar.
Gjatë pastrimit pirolitik llambushka qëndron e fikur.
Kujtuesi për pastrimin
Për t'ju kujtuar se pastrimi pirolitik është i nevojshëm simboli i kujtesës së pastrimit pulson
në ekran
pas çdo çaktivizimi të pajisjes për 10 sekondat pasardhëse.
Kujdesi dhe pastrimi
23