
Rrotullojeni mbulesën prej xhami të llambushkës në drejtim të kundërt të akrepave të
orës për ta çmontuar.
2. Pastroni mbulesën prej xhami.
3. Nëse është e nevojshme, zëvendësojeni llambën e furrës me një që i reziston
temperaturës 300 °C.
Përdorni të njëjtin lloj llambushke furre.
4. Montoni mbulesën prej xhami.
Zëvendësimi i llambës:
1. Në anën e majtë të hapësirës së furrës mund të gjeni mbulesën prej qelqi të
llambushkës.
Hiqni shinën e majtë të raftit.
2. Përdorni një send jo të mprehtë e të
hollë (për shembull një lugë kafeje) për
të hequr xhamin mbulues. Pastroni
mbulesën prej xhami.
3. Nëse është e nevojshme, zëvendësojeni
llambën me një që i reziston
temperaturës 300°C.
Përdorni të njëjtin lloj llambe.
4. Montoni mbulesën prej xhami.
5. Instaloni shinën e majtë të raftit.
Dyert dhe xhamat e derës
Për të pastruar derën, hiqeni atë.
KUJDES
Tregoni kujdes kur ta hiqni derën nga pajisja. Dera është e rëndë!
Heqja e derës
1. Hapni plotësisht derën.
2. Shtyjini plotësisht levat fiksuese (A) në
dy menteshat e derës.
3. Mbylleni derën deri në pozicionin e parë
(këndi përafërsisht 70°).
4. Mbajeni derën me një dorë në secilën
anë dhe tërhiqni me kënd lart.
Për ta instaluar derën ndiqni procedurën në
rend të kundërt.
A
A
Kujdesi dhe pastrimi 25