Dil ID: 1
Dil Adı: english
Dil Kodu: en4 Olivetti Brand's Products
Dünyanın En Büyük
Elektronik Bilgi Kütüphanesi



66666
1 Butoni On/off (ndezje/fikje)
2 Butonat e përzgjedhjes së programit
3 Butoni i shtyrjes së fillimit të programit
4 Dritat treguese
5 Ekrani
6 Butonat e funksionit
Dritat treguese
Programi po vazhdon Ndizet kur zgjidhni një program larjeje.
Qëndron ndezur gjatë gjithë kohëzgjatjes së programit të larjes.
Fiket në përfundim të programit të larjes.
Përfundimi i programit Ndizet kur programi larës ka përfunduar.
Funksioni i shumëfishtë Ndizet kur aktivizoni funksionin e shumëfishtë. Referojuni kapitullit
"Funksioni I shumëfishtë".
Kripë
1)
Ajo ndizet kur është e nevojshme të mbushet kutia e kripës. Referojuni
kapitullit "Përdorimi I kripës në enëlarëse".
Edhe pasi të keni mbushur kutinë, drita treguese e kripës mund të
vazhdojë të qëndrojë e ndezur për disa orë. Kjo nuk ndikon negativisht
në procesin e punës së pajisjes.
Shpëlarësi
1)
Ndizet kur është e nevojshme që të mbushni kutinë e shpëlarësit.
Referojuni kapitullit "Përdorimi I detergjentit dhe shpëlarësit".
1) Kur kutia e kripës dhe/ose shpëlarësit janë bosh, dritat treguese përkatëse nuk do të ndizen gjatë procesit të programit
të larjes.
Butonat e përzgjedhjes së programeve
Me anë të këtyre butonave ju mund të
zgjidhni programin e larjes. Shtypni një buton
programi, dhe drita treguese përkatëse do të
ndizet.
Referojuni kapitullit "Programet e larjes" për
më shumë të dhëna lidhur me programet e
larjes.
Butoni i shtyrjes së fillimit të programit
Përdorni këtë buton për të shtyrë fillimin e
programit të larjes me një interval nga 1 në
24 orë. Referojuni kapitullit "Përzgjedhja dhe
startimi I një programi larës".
Ekrani
Në ekran shfaqet:
Përshtatja elektronike e nivelit të zbutësit
të ujit.
Aktivizimi/çaktivizimi i shpërndarësit të
shpëlarësit (vetëm me funksionin e
shumëfishtë të aktivizuar).
Kohëzgjatja e programit të larjes.
Koha e mbetur deri në përfundim të
programit të larjes.
Përfundimi i një programi larjeje. Në ekran
shfaqet një zero.
Koha e mbetur deri në shtyrjen e fillimit.
Kodet e defektit.
Butonat e funksionit
Përdorni butonat e funksionit për këto
procese:
Për të përshtatur në mënyrë elektronike
nivelin e zbutësit të ujit. Referojuni kapitullit
"Vendosja e zbutësit të ujit".
Për të aktivizuar/çaktivizuar funksionin e
shumëfishtë. Referojuni kapitullit
"Funksioni I shumëfishtë".
Për të aktivizuar/çaktivizuar shpërndarësin
e shpëlarësit kur funksioni i shumëfishtë
është i ndezur. Referojuni kapitullit "Si të
veprojmë nëse...".
Për të anuluar programin e larjes në proces
ose shtyrjen e programit në proces.
Referojuni kapitullit "Përzgjedhja dhe
startimi I një programi larës".
Modaliteti i përzgjedhjes
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e
përzgjedhjes për këto procese:
Për të zgjedhur dhe për të filluar një
program larjeje dhe/ose një shtyrje të
fillimit.
Për të përshtatur në mënyrë elektronike
nivelin e zbutësit të ujit.
6 electrolux