• Mos vendosni produkte që marrin flakë
ose sende që janë të lagura me produkte
që marrin flakë, afër ose brenda në pajisje.
Rrezik shpërthimi ose zjarri.
• Vendosini thikat dhe takëmet e tjera me
majë të mprehtë në koshin e takëmeve, me
majat e drejtuara poshtë. Përndryshe,
vendosini horizontalisht në koshin e sipërm
ose në koshin e thikave. (Jo të gjitha
modelet e kanë koshin e thikave).
• Përdorni vetëm produktet e specifikuara
për enëlarëset (detergjent, kripë,
shpëlarës).
• Kripërat që nuk janë të specifikuara për
enëlarëse mund të dëmtojnë zbutësin e
ujit.
• Mbusheni pajisjen me kripë përpara së të
filloni një program larjeje. Kokrrat e kripës
dhe ujërat me kripë mund të shkaktojnë
gërryerje ose të krijojnë një vrimë në fund
të pajisjes.
• Mos e mbushni kurrë shpërndarësin e
shpëlarësit me produkte të tjera përveç
shpëlarësit (p.sh. me agjentë pastrues për
enëlarësen, me detergjent të lëngshëm).
Kjo mund të shkaktojë dëmtime në pajisje.
• Sigurohuni që krahët spërkatës të mund të
lëvizin lirisht përpara se të filloni një
program larjeje.
• Nëse hapni derën ndërsa pajisja është në
punë e sipër, që andej mund të dalë avull
i nxehtë. Ka rrezik djegieje të lëkurës.
• Mos i hiqni enët nga pajisja para
përfundimit të programit të larjes.
Kujdesi dhe pastrimi
• Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe hiqni
spinën nga priza.
• Mos përdorni produkte që marrin flakë ose
produkte që mund të shkaktojnë gërryerje.
• Mos e përdorni pajisjen pa filtrat.
Sigurohuni që instalimi i filtrave është i
saktë. Instalimi i pasaktë i tyre shkakton
rezultate të pakënaqshme të larjes dhe
dëmtim të pajisjes.
• Mos spërkatni ujë ose avull për të pastruar
pajisjen. Ekziston rreziku i goditjes elektrike
dhe i dëmtimit të pajisjes.
Instalimi
• Sigurohuni që pajisja nuk ka pësuar asnjë
dëmtim ndërsa është transportuar. Mos e
lidhni pajisjen nëse ajo është e dëmtuar.
Nëse është e nevojshme, kontaktoni
shitësin.
• Hiqni të gjithë paketimin përpara
përdorimit të parë.
• Vetëm një person i kualifikuar mund të
kryejë instalimet elektrike dhe hidraulike,
vendosjen dhe mirëmbajtjen e pajisjes. Kjo
parandalon rrezikun e dëmtimeve në
strukturë ose lëndimet fizike.
• Sigurohuni që spina të mos jetë në prizë
gjatë instalimit.
• Mos hapni vrima në skajet anësore të
pajisjes për të parandaluar dëmtimin në
pjesët hidraulike dhe pjesët elektrike.
Parandalim i formimit të brymës
• Mos e montoni pajisjen në vende me
temperaturë nën 0°C.
• Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për
dëmtim për shkak të ngricës.
Lidhja e ujit
• Përdorni zorrë të reja për ta lidhur pajisjen
me furnizimin me ujë. Mos përdorni zorrë
të përdorura.
• Mos e lidhni pajisjen me tuba të rinj ose me
tuba të papërdorur për një kohë të gjatë.
Lëreni ujin të rrjedhë për disa minuta, dhe
më pas lidhni zorrën e futjes së ujit.
• Kur të instaloni pajisjen, sigurohuni që të
mos i shtypni ose të mos i dëmtoni zorrët
e ujit.
• Sigurohuni që bashkimet e ujit të jenë
shtrënguar fort për të shmangur rrjedhjen
e ujit.
• Herën e parë që përdorni pajisjen,
sigurohuni që zorrët nuk kanë rrjedhje uji.
• Zorra e hyrjes së ujit është me dy shtresa
dhe ka një kabllo të brendshëm elektrik
dhe një valvul sigurie. Zorra e hyrjes së ujit
është nën presion vetëm gjatë kohës që
qarkullon ujë në të. Nëse ka një rrjedhje në
zorrën e hyrjes së ujit, valvula e sigurisë e
ndërpret rrjedhjen e ujit.
– Bëni kujdes kur lidhni zorrën e hyrjes së
ujit:
– Mos e futni në ujë zorrën e hyrjes së
ujit ose valvulën e sigurisë.
– Nëse zorra e hyrjes së ujit ose valvula
e sigurisë është dëmtuar, hiqni
menjëherë spinën elektrike nga priza.
electrolux 3