
– Kontaktoni qendrën e shërbimit që të
zëvendësojë zorrën e hyrjes së ujit me
valvul sigurie.
Paralajmërim Tension i
rrezikshëm.
Lidhja elektrike
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e klasifikimit të jenë në përputhje
me furnizimin me energji të banesës tuaj.
• Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të
instaluar mirë.
• Mos përdorni spina me shumë hyrje,
bashkues dhe kabllo zgjatues. Ka rrezik
zjarri.
• Mos e zëvendësoni ose ndërroni kabllon
kryesore elektrike. Kontaktoni qendrën e
shërbimit.
• Bëni kujdes të mos shtypni ose të
shkaktoni dëmtime të spinës dhe kabllos
kryesore elektrike mbrapa pajisjes.
• Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas
montimit të pajisjes.
• Mos e tërhiqni kabllon e ushqimit për të
shkëputur pajisjen nga korrenti. Tërhiqeni
gjithmonë nga spina.
Qendra e shërbimit
• Vetëm një inxhinier i miratuar mund ta
riparojë ose të punojë me pajisjen.
Kontaktoni me qendrën e shërbimit.
• Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Hedhja e pajisjes
• Për të parandaluar rrezikun e lëndimeve
ose dëmtimeve fizike:
– Shkëputeni pajisjen nga priza.
– Prejeni kabllon e rrymës dhe hidheni atë.
– Hidhni mbajtësen e derës. Kjo i
parandalon fëmijët ose kafshët e vogla
që të mbyllen brenda pajisjes. Ka rrezik
asfiksimi.
Paralajmërim Detergjentët e
enëlarëses janë të rrezikshëm dhe
mund të shkaktojnë gërryerje!
• Nëse ndodh ndonjë aksident me këta
detergjentë, kontaktoni menjëherë
qendrën tuaj rajonale të helmimit dhe
një doktor.
• Nëse detergjenti hyn në gojë,
kontaktoni menjëherë qendrën tuaj
rajonale të helmimit dhe një doktor.
• Nëse detergjenti hyn në sy, kontaktoni
menjëherë një doktor dhe lagini sytë
me ujë.
• Mbajini detergjentet e enëlarëses në
një vend të sigurt ku nuk mund t'i
kapin fëmijët.
• Mos e mbani derën e pajisjes hapur
kur ka detergjent në shpërndarësin e
detergjentit.
• Mbusheni shpërndarësin e
detergjentit vetëm përpara se të filloni
një program larjeje.
4 electrolux