
Mbushja e folesë së shpëlarësit
1. Rrotulloni kapakun (F) në drejtim të
kundërt të akrepave të orës dhe
hiqeni.
2. Mbushni folenë e shpëlarësit (G) me
shpëlarës. Shenja ''MAX'' tregon
nivelin maksimal.
3. Hiqni shpëlarësin e derdhur me një
leckë thithëse për të parandaluar
shkumën e tepruar gjatë programit.
4. Vendoseni kapakun sërish dhe
rrotullojeni në drejtim të akrepave të
orës derisa të kyçet. Sigurohuni që
shenjat në kapak dhe në fole të
bashkërenditen.
Rimbusheni folenë e shpëlarësit kur të
ndizet treguesi i shpëlarësit në ekran.
Përshtatja e dozimit të
shpëlarësit
Cilësimi i parazgjedhur në fabrikë:
pozicioni 3.
Ju mund të zgjidhni dozimin e shpëlarësit
midis pozicionit 1 (dozimi më i ulët) dhe
pozicionit 4 (dozimi më i lartë).
Rrotullojeni çelësin e shpëlarësit (H) për
të rritur ose ulur dozën.
7. UDHËZIME DHE KËSHILLA
7.1 Ngarkimi i koshit
Radhët e dhëmbëzimeve në kosh mund
të ulen që të mund të vendosni tenxhere,
tava dhe tasa.
www.electrolux.com12