
":" ky simbol pulson.
Kur të përfundojë numërimi mbrapsht,
programi fillon automatikisht.
Anulimi i vonesës në nisje
1. Shtypni Nisja/Pauza.
2. Shtypni Vonesa në nisje derisa të
ndizet 0.
3. Shtypni Nisja/Pauza. Programi niset
automatikisht.
Ndërprerja e një programi
1. Hapni derën e pajisjes.
Pajisja ndalon.
2. Mbyllni derën e pajisjes.
Programi vazhdon nga pika e
ndërprerjes.
Anulimi i një programi
Shtypni dhe mbani shtypur butonin
ndezje/fikje për rreth 3 sekonda për të
anuluar programin.
Sigurohuni që të ketë
detergjent në folenë e
detergjentit përpara se të
filloni një program të ri.
Fundi i programit
Kur përfundon një program, dëgjohet një
sinjal akustik i ndërprerë për rreth 8
sekonda.
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të çaktivizuar pajisjen.
2. Mbyllni rubinetin e ujit.
• Lërini enët të ftohen para
se t'i hiqni ato nga pajisja.
Enët e nxehta mund të
dëmtohen lehtë.
• Mund të ketë ujë anash
dhe te dera e pajisjes.
Enët prej inoksi ftohen
më shpejt se enët e tjera.
6. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
6.1 Përdorimi i pajisjes
1. Mbushni mbajtësin e kripës me kripë
për lavastovilje.
2. Mbushni folenë e shpëlarësit me
shpëlarës.
3. Mbushni koshin.
4. Hapeni rubinetin e ujit.
5. Vendosni dhe nisni programin e
duhur për llojin e ngarkesës dhe
nivelin e ndotjes.
6. Shtoni detergjentin.
7. Nisni programin.
6.2 Përdorimi i kripës së
lavastoviljes
Uji i fortë përmban një sasi të lartë
mineralesh që mund të shkaktojnë
dëmtimin e pajisjes dhe rezultate të
këqija në larje. Zbutësi i ujit i neutralizon
këto minerale.
Kontaktoni me autoritetet lokale të
ujësjellësit për informacion mbi fortësinë
e ujit në zonën tuaj.
KUJDES!
Përdorni vetëm kripë
specifike për lavastovilje.
Llojet e tjera të kripës do të
shkaktojnë dëmtimin e
pajisjes.
Mbushja e kutisë së kripës
1. Rrotullojeni kapakun e kutisë së
kripës në drejtim të kundërt të
akrepave të orës dhe hiqeni.
2. Vendosni 1 litër ujë në kutinë e kripës
(vetëm herën e parë).
3. Përdorni hinkën për të mbushur
kutinë e kripës me kripë për
lavastovilje.
SHQIP 9