Dil ID: 9
Dil Adı: germany
Dil Kodu: de1tayfun Produkte der Marke Electrolux
Dünyanın En Büyük
Elektronik Bilgi Kütüphanesi



Filtrat e ndotur dhe krahu
spërkatës i bllokuar
zvogëlojnë rezultatet e
larjes. Kontrolloni rregullisht
dhe, nëse është e
nevojshme, pastroni filtrat.
8.2 Heqja dhe pastrimi i filtrave
Filtri përbëhet nga tre pjesë.
A. Filtri i trashë
B. Filtri i imët
C. Filtri kryesor
A
B
C
1. Rrotulloni filtrin (B) në drejtim të
kundërt të akrepave të orës dhe
hiqeni kompletin e filtrit.
2. Hiqeni filtrin e trashë (A) duke e
nxjerrë nga filtri i imët (B).
3. Lajini plotësisht filtrat me ujë dhe
furçë.
4. Futeni filtrin e trashë (A) brenda filtrit
të imët (B).
5. Futeni kompletin e filtrit në kazan dhe
rrotulloni filtrin e imët (B) në drejtim
të akrepave të orës deri sa të
mbërthehet.
8.3 Pastrimi i krahut spërkatës
Mos e hiqni krahun spërkatës. Nëse
vrimat në krahun spërkatës janë bllokuar,
hiqni pjesët e mbetura të mbeturinave
me një objekt me majë të hollë.
8.4 Pastrimi i sipërfaqeve të
jashtme
Pastroni sipërfaqet e jashtme të pajisjes
dhe panelin e kontrollit me një leckë të
butë dhe të njomë.
Përdorni vetëm detergjente neutrale.
Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra ose tretës
(p.sh. aceton).
8.5 Mbrojtja kundër ngricës
Mbrojeni pajisjen kundër ngricës, për
shembull në dimër. Pas çdo cikli:
1. Shkëputeni pajisjen nga energjia
elektrike.
2. Mbyllni furnizimin me ujë dhe
shkëpusni tubin e furnizimit me ujë
nga valvula e ujit.
3. Kulloni ujin nga tubi furnizues dhe
valvula e ujit.
4. Lidhni tubin furnizues me valvulën e
ujit.
5. Hiqni filtrin në fund të kazanit ose
përdorni një sfungjer për të
grumbulluar ujin nga pjesa e thelluar.
9. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
9.1 Si të veprojmë nëse...
Nëse pajisja nuk niset ose ndalon gjatë
punës, përpara se të kontaktoni me
qendrën e autorizuar të shërbimit,
kontrolloni nëse mund ta zgjidhni
problemin vetë me ndihmën e
informacionit në tabelë.
Për disa probleme treguesit e programit
pulsojnë në mënyrë të ndërprerë duke
treguar një keqfunksionim.
www.electrolux.com14