Dil ID: 6
Dil Adı: turkish
Dil Kodu: tr8tayfun Rigid Industries Markası'nın Ürünleri
Dünyanın En Büyük
Elektronik Bilgi Kütüphanesi



Përshkrimi i aparatit6
Nivelet e vendosjes
Në derën me rrëshqitje të furrës gjenden 2
sisteme mbajtëse me nga 5 vrima për varjen e
aksesorëve.
Pjesa e brendshme e derës
Në pjesën e brendshme të derës me rrëshqitje
të furrës jepet e afishuar me numra në të dyja
anët renditja e niveleve të vendosjes.
Përveç kësaj, ju do të gjeni dhe një
informacion të shkurtër mbi funksionet e
furrës, mbi nivelet e këshilluara të vendosjes
dhe mbi temperaturat për përgatitjen e
ushqimeve më të përdorshme.
Dalja e avullit të furrës
Avulli i furrës hiqet nëpërmjet kanalit, që
gjendet mbrapa në fushën e gatimit, dhe kalon
menjëherë lart.
Aksesorët e furrës
Skara me varje
Për enë të ndryshme, për tava ëmbëlsirash, për
pjekje mishi dhe ushqime që piqen në skarë.
Korniza me varje
Për varjen e tavës së pjekjes dhe të tavës së
yndyrës.