
3Udhëzimet për përdorim
Udhëzimet për përdorim
1 Udhëzime sigurie
Siguria elektrike
• Aparati lejohet të kyçet në rrjet vetëm nga një specialist me autorizim të posaçëm.
• Në rast defektesh ose dëmtimesh të aparatit: Nxirrni ose fikni siguresat.
• Riparime të aparatit lejohen të kryhen vetëm nga specialistë. Riparime
joprofesionale mund të shkaktojnë rreziqe të konsiderueshme. Në rast riparimi
kontaktoni shërbimin tonë për klientë ose shitësin tuaj të specializuar.
Siguria për fëmijë
• Fëmijë të vegjël mos i lini kurrë të paruajtur kur aparati është në përdorim.
Siguria gjatë përdorimit
• Personat (duke përfshirë fëmijët), të cilët nuk janë në gjendje ta përdorin pajisjen në
mënyrë të sigurt për arsye të aftësive të tyre fizike, ndijore ose mendore, ose të
mungesës së eksperiencës ose të mosdijes, nuk duhet ta përdorin këtë pajisje pa
mbikëqyrjen ose këshillimin e një personi kompetent.
• Kjo pajisje lejohet që të përdoret vetëm për përdorim familjar për gatimin, skuqjen dhe
pjekjen e ushqimeve.
• Kini kujdes gjatë lidhjes elektrike të pajisjeve elektrike në prizat në afërsi të kësaj
pajisjeje. Kabllot e lidhjes elektrike nuk duhet që të ngecin nën derën e nxehtë me
rrëshqitje të furrës.
• Paralajmërim: Rrezik djegieje! Gjatë kohës së funksionimit, hapësira e brendshme e
furrës do të nxehet.
• Kur përdorni përbërës alkoolikë në furrë, mund të krijohet një përzierje e lehtë alkool-
ajër që mund të ndizet. Në këtë rast, hapeni derën me kujdes. Mos afroni aty pranë
asnjë shkëndijë, nxehtësi ose flakë.
3 Shënim për akrilamid
Sipas njohurive më të reja shkencore, një skuqje intensive e ushqimeve, posaçërisht e
produkteve që përmbajnë niseshte, mund të shkaktojë një rrezikim shëndetësor nga
akrilamidi. Prandaj këshillojmë të gatitni me temperatura sa më të ulëta dhe gjellët t’i
mos skuqni tepër.
Mënyrat e shmangies së dëmtimeve në pajisje
• Mos shtroni në furrë letër alumini dhe mos vendosni asnjë tavë pjekjeje, asnjë
tenxhere etj. në bazamentin e furrës, sepse përndryshe smalti i furrës do të dëmtohet
nga grumbullimi i nxehtësisë së krijuar.
• Lëngjet e frutave që mund të pikojnë nga tavat e pjekjes, lënë njolla të cilat nuk mund
të hiqen dot më. Për ëmbëlsira me shumë lëng, përdorni një tavë të thellë.
• Mos peshoni mbi derën e hapur me rrëshqitje të furrës.
• Mos hidhni asnjëherë ujë direkt në furrën e nxehtë. Mund të shkaktohen dëmtime të
smaltit dhe ndërrimi i ngjyrës së tij.