
• Për të parandaluar dëmtime ose çngjyrime të smaltit:
– Mos vendosni enë furre ose objekte të tjera drejtpërdrejt në fund të pajisjes.
– Mos fusni letër alumini direkt në pjesën e poshtme të pajisjes.
– mos hidhni ujë drejtpërdrejt në pajisjen e nxehtë.
– mos lini enë të lagura dhe ushqim në pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
– bëni kujdes kur hiqni ose vendosni aksesorët.
• Çngjyrimi i smaltit nuk ndikon në funksionimin e pajisjes. Ai nuk konsiderohet defekt në
kuptimin e ligjit për garancinë.
• Përdorni një tigan të thellë për kek të njomë. Lëngjet e frutave shkaktojnë njolla që mund
të jenë të përhershme.
Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi, zjarri ose dëmtimi të pajisjes.
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
• Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka rrezik që panelet e xhamit të thyhen.
• Ndërrojini menjëherë panelet prej xhami të derës kur janë të dëmtuara. Lidhuni me
Servisin.
• Tregoni kujdes kur ta hiqni derën nga pajisja. Dera është e rëndë!
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
• Yndyra ose ushqimi i mbetur brenda pajisjes mund të shkaktojë zjarr.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutrale.
Mos përdorni produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte
metalike.
• Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni udhëzimet e sigurisë në paketim.
• Mos e pastroni smaltin katalitik (nëse ka) me asnjë lloj detergjenti.
Pastrimi pirolitik
PARALAJMËRIM
Rrezik djegiesh.
• Mbajini fëmijët larg pajisjes, gjatë kohës që pastrimi pirolitik është në funksionim. Pajisja
nxehet shumë.
• Siguroni ajrosje të mirë gjatë dhe pas çdo pastrimi pirolitik.
• Largoni çdo kafshë shtëpiake (veçanërisht zogjtë) nga zona pranë pajisjes gjatë dhe pas
pastrimit pirolitik dhe në fillim përdorni funksionimin në temperaturë maksimale në një
zonë të ajrosur mirë.
• Lexoni me kujdes të gjitha udhëzimet për pastrim pirolitik.
Drita e brendshme
• Lloji i llambës ose llambës halogjene të përdorur për këtë pajisje, është vetëm për pajisje
elektroshtëpiake. Mos e përdorni atë për ndriçim banese.
6 Të dhëna për sigurinë