Dil ID: 6
Dil Adı: turkish
Dil Kodu: tr8tayfun Rigid Industries Markası'nın Ürünleri
Dünyanın En Büyük
Elektronik Bilgi Kütüphanesi



Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe kabllon elektrike. Kontaktoni me qendrën e
shërbimit ose një elektricist për ndërrimin e kabllos elektrike të dëmtuar.
Mos i lini kabllot që të prekin derën e pajisjes, veçanërisht kur dera është e nxehtë.
Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në
mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon duke e kapur nga spina.
Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësa mbrojtës të linjës, siguresa (siguresa tip vidë të
hequra nga mbajtësja), çelësa të humbjeve në tokëzim dhe kontaktorë.
Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje instaluese e cila ju lejon të shkëpusni pajisjen
nga rryma elektrike në të gjitha polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një hapje kontakti
me gjerësi minimale 3 mm.
Përdorimi
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi, djegiesh ose goditjeje elektrike ose shpërthimi.
Përdoreni pajisjen në mjedis shtëpiak.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
Sigurohuni që vrimat e ajrimit nuk janë të bllokuara.
Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur gjatë punës.
Çaktivizojeni pajisjen pas çdo përdorimi.
Kur përdoret, pajisja nxehet nga brenda. Mos i prekni elementet e nxehjes që gjenden në
pajisje. Përdorni gjithmonë doreza furre për të hequr ose për të futur aksesor ose enë për
furrë.
Bëni kujdes kur hapni derën e pajisjes ndërkohë që pajisja është në punë. Mund të dal
ajër i nxehtë.
Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura ose kur ajo ka kontakt me ujin.
Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose për të ruajtur sende.
Mbajeni gjithmonë të mbyllur derën e pajisjes kur pajisja është në punë.
Hapeni me kujdes derën e pajisjes. Përdorimi i përbërësve me alkool mund të krijoj një
përzierje alkooli dhe ajri.
Mos lejoni që pajisja të bjer në kontakt me shkëndija apo flakë të hapura kur hapni derën.
Mos vendosni produkte të ndezshme ose sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje.
PARALAJMËRIM
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
Të dhëna për sigurinë
5