Dil ID: 1
Dil Adı: english
Dil Kodu: en5 Skinz-protective-gear Brand's Products
Dünyanın En Büyük
Elektronik Bilgi Kütüphanesi



3434343434
- Furnizimi me rrymë është i
paqëndrueshëm. Prisni derisa
furnizimi me rrymë të bëhet i
qëndrueshëm.
- Nuk ka komunikim ndërmjet
elementeve elektronike të pajisjes.
Fikeni dhe ndizeni sërish.
- Pajisja kundër përmbytjes
është e aktivizuar. Shkëpusni pajisjen
dhe mbyllni rubinetin e ujit. Kontaktoni
qendrën e autorizuar të shërbimit.
PARALAJMËRIM!
Çaktivizojeni pajisjen
përpara se të kryeni ndonjë
kontroll.
13.2 Defektet e mundshme
Problemi Zgjidhja e mundshme
Programi nuk fillon.
Sigurohuni që spina të jetë futur në prizë.
Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e mbyllur.
Sigurohuni që në kutinë e siguresave të mos ketë siguresë
të prishur.
Sigurohuni që Nisja/Pauza të jetë prekur.
Nëse caktohet vonesa ne nisje e programit, anulojeni
cilësimin ose prisni sa të përfundojë numërimi mbrapsht.
Çaktivizoni funksionin e bllokimit për fëmijët, nëse është i
ndezur.
Pajisja nuk mbushet mirë
me ujë.
Sigurohuni që rubineti i ujit të jetë i hapur.
Sigurohuni që presioni i furnizimit me ujë të mos jetë shumë
i ulët. Për këtë informacion, kontaktoni autoritetet vendase
të ujësjellësit.
Sigurohuni që rubineti i ujit të mos jetë i bllokuar.
Sigurohuni që zorra e furnizimit me ujë të mos jetë e
përdredhur, e dëmtuar ose e përthyer.
Sigurohuni që lidhja e zorrës së hyrjes së ujit të jetë e
saktë.
Sigurohuni që filtri në zorrën hyrëse dhe filtri i valvulës të
mos jenë të bllokuar. Referojuni kapitullit "Kujdesi dhe
pastrimi".
Pajisja mbushet me ujë
dhe e shkarkon atë
menjëherë
Sigurohuni që zorra e shkarkimit të jetë në pozicionin e
duhur. Zorra mund të jetë pozicionuar shumë poshtë.
Shihni kapitullin "Udhëzime instalimi".
www.aeg.com34