
12. Mbyll kapakun e pompës.
Kur e shkarkoni ujin me procedurën e
shkarkimit të emergjencës, ju duhet ta
aktivizoni përsëri sistemin e shkarkimit:
a. Hidhni 2 litra ujë në folenë e
larjes kryesore të folesë së
detergjentit.
b. Nisni programin për të shkarkuar
ujin.
12.8 Pastrimi i zorrës së
hyrjes së ujit dhe filtrit të
valvulës
Rekomandohet që të pastroni të dy filtrat
e zorrës së hyrjes së ujit dhe të valvulës
herë pas here për të hequr depozitimet
që grumbullohen me kalimin e kohës:
1. Hiqni zorrën e hyrjes nga rubineti dhe
pastroni filtrin.
2. Hiqni zorrën e furnizimit me uje nga
pajisja duke liruar dadon e fashetës.
3. Pastroni filtrin e valvulës në pjesën e
pasme të pajisjes me furçë.
4. Kur e lidhni zorrën me pjesën e
pasme të pajisjes, rrotullojeni në të
majtë ose të djathtë (jo në pozicion
vertikal) në varësi të pozicionit të
rubinetit të ujit.
www.aeg.com32