
Ky opsion rrit kohëzgjatjen e programit.
Nëse Shpëlarje shtesë është
vendosur si opsion i
parazgjedhur dhe zgjidhni
një program të pajtueshëm
larjeje, ekrani tregon . Në
këtë rast, duke shtypur
butonin Shpëlarje shtesë,
mund të shtohet vetëm një
shpëlarje.
6.7 Avull plus
Ky program shton një fazë avulli të
ndjekur nga një fazë e shkurtër kundër
rrudhave në fund të programit të larjes.
Faza e avullit redukton rrudhat e rrobave
dhe lehtëson hekurosjen e tyre.
Treguesi
pulson në ekran gjatë fazës
së avullit.
Ky opsion mund të rrisë pak
kohëzgjatjen e programit.
Kur ndalon programi ekrani tregon një
zero , treguesi është i
qëndrueshëm dhe treguesi fillon të
pulsojë. Kazan kryen lëvizje të buta për
rreth 30 minuta për të ruajtur efektet e
avullit. Duke prekur një buton, ndalojnë
lëvizjet kundër rrudhave dhe dera
shkyçet.
Një ngarkesë e vogël
rrobash ndihmon që të
arrihen rezultate më të mira.
6.8 Kursimi i energjisë
Opsioni Kursimi i energjisë redukton
konsumin e energjisë dhe ruan rezultate
të mira në larje.
Vendoseni këtë opsion për rroba me
ndotje të vogël ose normale në
temperaturë 30°C ose më të lartë.
Uji dhe konsumi i energjisë mund të
varen nga shkaqe të ndryshme, si p.sh.
presioni i ujit, fortësia dhe temperatura e
tij, temperatura e ambientit, lloji dhe
sasia e rrobave, opsionet e vendosura,
shpejtësia e centrifugimit dhe luhatjet e
tensionit në rrjetin elektrik. Ekrani shfaq
treguesin .
Nëse zgjidhni programin Të
pambuktat në 40°C ose
60°C dhe nuk janë vendosur
opsione të tjera, ekrani
tregon treguesin ;
këto janë programet
standarde të pambukut,
programet më efikase në
lidhje me konsumin e
kombinuar të energjisë dhe
ujit.
6.9 Kursimi i kohës
Me këtë opsion mund të ulni
kohëzgjatjen e programit.
• Nëse rrobat kanë ndotje normale ose
të vogël, këshillohet të shkurtoni
programin e larjes. Prekni këtë buton
një herë për të ulur kohëzgjatjen.
• Në rast ngarkese më të vogël, prekni
këtë buton dy herë për të vendosur
një program shtesë të shpejtë.
Ekrani shfaq treguesin .
Ky opsion mund të përdoret
gjithashtu edhe për të
shkurtuar kohëzgjatjen e
programit Avull.
6.10 Butoni i kapërcimit të
fazës (Opsioni)
Duke e prekur këtë buton mund të
vendosni:
• Vetëm shpëlarje me prekjen e parë.
Programi i larjes fillon nga faza e
shpëlarjes duke kapërcyer fazën e
larjes.
Të gjitha opsionet e
vendosura (përveç
shpëlarjes shtesë të
përhershme) hiqen
automatikisht.
• Vetëm centrifugim me prekjen e dytë.
Pajisja kapërcen fazën e larjes dhe të
shpëlarjes.
• Vetëm shkarkim me prekjen e tretë.
Pajisja kryen vetëm fazën e
shkarkimit.
www.aeg.com16