
6.4 Centrifugimi
Kur vendosni një program, pajisja zgjedh
automatikisht shpejtësinë maksimale të
centrifugimit.
Prekeni këtë buton në mënyrë të
përsëritur që të:
• Ulni shpejtësinë e centrifugimit.
Ekrani tregon vetëm
shpejtësitë e
disponueshme të
centrifugimit për
programin e vendosur.
• Aktivizoni funksionin Ndërprerje e
shpëlarjes.
Uji i shpëlarjes së fundit nuk do të
shkarkohet për të evituar zhubrosjen
e rrobave. Programi i larjes përfundon
me ujë në kazan dhe faza
përfundimtare e centrifugimit nuk
kryhet.
Ekrani shfaq treguesin
.
Kazani rrotullohet rregullisht për të
reduktuar rrudhosjen.
Dera qëndron e bllokuar. Kazani
rrotullohet rregullisht për të reduktuar
rrudhosjen. Për të zhbllokuar derën
duhet të shkarkoni ujin.
Prekni butonin Nisja/Pauza: pajisja
kryen një fazë centrifugimi dhe
shkarkon ujin.
• Aktivizoni opsionin E qetë.
Të gjitha fazat e centrifugimit
(centrifugimi i ndërmjetëm dhe
centrifugimi përfundimtar) anulohen
dhe programi përfundon me ujë në
kazan. Kjo ndihmon për të reduktuar
rrudhosjen.
Duke qenë se programi është shumë i
heshtur, është i përshtatshëm për t'u
përdorur gjatë natës kur disponohen
edhe tarifa më të lira për energjinë
elektrike. Në disa programe,
shpëlarjet kryhen me më shumë ujë.
Ekrani shfaq treguesin .
Dera qëndron e bllokuar. Kazani
rrotullohet rregullisht për të reduktuar
rrudhosjen. Për të zhbllokuar derën
duhet të shkarkoni ujin.
Prekni butonin Nisja/Pauza: pajisja
kryen vetëm fazën e shkarkimit.
Pajisja e zbraz ujin
automatikisht pas afro 18
orësh.
6.5 Njolla/Paralarje
Shtypeni këtë buton vazhdimisht për të
aktivizuar njërin nga dy opsionet.
Treguesi përkatës shfaqet në ekran.
• Njolla
Zgjidheni këtë opsion për të shtuar një
fazë kundër rrudhave në një program
për të trajtuar me heqës njollash
rrobat e ndotura shumë ose me njolla.
Derdheni heqësin e njollave në folenë
. Heqësi i njollave do të shtohet në
fazën e duhur të programit të larjes.
Ky opsion mund të rrisë
pak kohëzgjatjen e
programit.
Ky opsion nuk është i
disponueshëm me një
temperaturë më të ulët se
40°C.
• Paralarje
Përdoreni këtë funksion për të shtuar
një fazë paralarjeje në 30 °C përpara
fazës së larjes.
Ky opsion rekomandohet për rrobat e
ndotura shumë, veçanërisht nëse
përmbajnë rërë, pluhur, baltë dhe
grimca të tjera të ngurta.
Ky opsion mund të rrisë
pak kohëzgjatjen e
programit.
Këto dy opsione nuk mund
të vendosen së bashku.
6.6 Shpëlarje shtesë
Me këtë opsion mund t'u shtoni deri në 3
shpëlarje përkatësisht programeve të
caktuara të larjes.
E dobishme për njerëzit që janë alergjikë
ndaj detergjenteve dhe në zonat ku uji
është i butë.
Treguesi
tregon numrin e zgjedhur të
shpëlarjeve.
SHQIP 15