Dil ID: 1
Dil Adı: english
Dil Kodu: en5 Skinz-protective-gear Brand's Products
Dünyanın En Büyük
Elektronik Bilgi Kütüphanesi



88888
Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, për shembull si
pasojë e ikjes së korrentit dhe
nëse kjo ka zgjatur në kohë më
shumë se vlera e shfaqur në
tabelën e të dhënave teknike në
pikën "koha në rritje", ushqimi i
shkrirë duhet të konsumohet
shpejt ose të gatuhet menjëherë
e më pas të mund të rivendoset
në ngrirje (jo të nxehtë, por pasi
të jetë ftohur).
5.3 Shkrirja e akullit
Ushqimi i ngrirë shumë ose i ngrirë, para
se të përdoret, mund të shkrihet në
temperaturën e dhomës.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të
gatuhen edhe ndërsa janë ende të
ngrira, direkt nga ngrirësi: në këtë rast,
gatimi do të zgjasë më shumë.
5.4 Akumulatorët e ftohtësisë
Një ose më shumë akumulatorë të ftohtë
janë në ngrirës; këto rrisin gjatësinë e
kohës që do të ruhet ushqimi në rast të
ikjes së dritave ose defekti.
6. UDHËZIME DHE KËSHILLA NDIHMËSE
6.1 Këshilla për ngrirjen
Për t'ju ndihmuar të kryeni pjesën më të
madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni
disa këshilla të rëndësishme:
sasia maksimale e ushqimit që mund
të ngrihet në 24 orë. është shfaqur në
tabelën e vlerave;
procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Nuk
duhet shtuar ushqim tjetër për t'u
ngrirë gjatë kësaj periudhe;
ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të
lartë, të freskëta dhe të pastruara
mirë;
përgatitni ushqimin në racione të
vogla për të mundësuar ngrirjen e tij
të shpejtë dhe të plotë si dhe për të
bërë të mundur si rrjedhojë shkrirjen e
tij në sasinë e dëshiruar;
mbështilleni ushqimin me letër alumini
ose polietileni dhe sigurohuni që
paketimi të jetë hermetik;
mos lejoni ushqimet e freskëta, të
pangrira, të prekin ushqimet që janë
tashmë të ngrira, në mënyrë që të
shmangni një rritje temperature të
këtyre të fundit;
ushqimet pa dhjamë ruhen më mi
dhe më gjatë se ushqimet e
yndyrshme; kripa redukton
jetëgjatësinë e ruajtjes së ushqimit;
akujt e ujit, nëse konsumohen
menjëherë pas nxjerrjes nga dhomëza
e ngrirjes, mund të shkaktojnë djegie
të lëkurës nga ngrirja;
është e këshillueshme të shënoni në
çdo pako ushqimi të ngrirë datën e
ngrirjes, për të pasur parasysh kohën e
ruajtjes.
6.2 Këshilla për depozitimin e
ushqimeve të ngrira
Për të arritur një rendiment sa më të
lartë nga kjo pajisje, duhet:
të siguroheni që ushqimet e ngrira që
keni blerë të jenë ruajtur siç duhet nga
shitësi;
të siguroheni që ushqimet e ngrira të
transportohen nga dyqani në ngrirës
brenda një kohe sa më të shkurtër;
të mos e hapni shpesh derën e
frigoriferit ose mos e lini atë hapur më
shumë se ç’duhet;
pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet
shpejt dhe nuk mund të ngrihet sërish;
mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të
përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
8
www.aeg.com