
më ruajtja e sigurt e ushqimit të ngrirë
(për shembull për shkak të një mungese
në energji elektrike) drita e alarmit do të
pulsojë dhe do të bjerë një alarm
akustik.
1.
Fikni tingullin paralajmërues duke
shtypur çelësin FROSTMATIC.
Drita FROSTMATIC ndriçon.
Drita e alarmit pulson derisa të
arrihet sërish temperatura e kërkuar.
2.
Çelësi FROSTMATIC mund të
kthehet sërish në vend sapo të fiket
drita e alarmit.
Drita FROSTMATIC fiket.
Kur ngrirësi ndizet në fillim, drita
e alarmit do të pulsojë derisa
temperatura të bjerë në një nivel
të sigurt për ruajtjen e ushqimit
të ngrirë.
3.6 Alarmi i hapjes së derës
Kur e lini derën hapur, do të tingëllojë
një alarm për më shumë se 90 sekonda.
Pasi të jenë rregulluar sërish kushtet
(dera e mbyllur), alarmi akustik do të
ndalojë.
Në çdo rast shtypni çelësin e rivendosjes
së alarmit Akustik për të çaktivizuar
alarmin akustik.
4. PËRDORIMI I PARË
4.1 Pastrimi i brendësisë së
pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë
të parë, pastroni pjesën e saj të
brendshme dhe gjithë aksesorët e
brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të
një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.
Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto mund
të dëmtojnë pjesët e lëmuara.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
5.1 Ngrirja e ushqimeve të
freskëta
Dhomëza e ngrirësit është e
përshtatshme për ngrirjen e ushqimit të
freskët si dhe për depozitimin e
ushqimeve të ngrira për një kohë të
gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta,
aktivizoni funksionin Fast Freeze të
paktën 24 orë përpara se të vendosni
ushqimin që do të ngrini, në dhomëzën
e ngrirësit.
Vendosni ushqimin e freskët që do të
ngrini në dy dhomëzat e sipërme.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet në 24 orë, specifikohet në
pllakëzën e parametrave, një etiketë që
ndodhet në brendësi të pajisjes.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gatë kësaj
periudhe mos shtoni ushqime të tjera
për t'u ngrirë.
Pas 24 orësh, kur procesi i ngrirjes së
ketë përfunduar, rivendosni
temperaturën e kërkuar (shihni
"Rregullimi i temperaturës").
5.2 Depozitimi i ushqimeve të
ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas
një periudhe jashtë përdorimit, përpara
se të futni produkte në dhomëz, lëreni
pajisjen të punojë për të paktën 2 orë në
përzgjedhjen më të lartë.
SHQIP 7