
Dritat treguese
Përfundimi Ndizet kur programi i larjes ka përfunduar. Funksione
ndihmëse:
• Niveli i zbutësit të ujit.
• Nëse pajisja ka një keqfunksionim tingëllon një alarm.
Kripa
1)
Drita treguese ndizet kur është e nevojshme të mbushet kutia
e kripës. Referojuni kapitullit 'Përdorimi i kripës së enëlarëses.
Edhe pasi të keni mbushur folenë, drita treguese e kripës mund
të vazhdojë të qëndrojë e ndezur për disa orë. Kjo nuk ndikon
negativisht në procesin e punës së pajisjes.
Shpëlarësi
1)
Ndizet kur është e nevojshme të shtoni shpëlarësin në folenë
përkatëse. Referojuni kapitullit 'Përdorimi i shpëlarësit.
1) Kur foleja e kripës dhe/ose shpëlarësit janë bosh, dritat treguese përkatëse nuk do të ndizet gjatë
procesit të programit të larjes.
Butoni i gjysmë-ngarkesës
Përzgjedhja e gjysmë-ngarkesës nuk është
e mundur për të gjithë programet e larjes.
Referojuni kapitullit 'Programet e larjes.
• Futni enët në koshin e sipërm dhe atë të
poshtëm.
• Ulni dozën e detergjentit kur përdorni
përzgjedhjen e gjysmë-ngarkesës.
• Shtypni butonnin e gjysmë-ngarkesës për
të vendosur përzgjedhjen.
– Drita treguese e gjysmë-ngarkesës
ndizet kur përzgjedhja e gjysmë-
ngarkesës mund të zgjidhet.
Me butonin e gjysmë-ngarkesës të
shtypur, kohëzgjatja dhe konsumi i ujit
dhe energjisë reduktohen.
Doreza e programit dhe drita treguese e
ndezjes/fikjes
• Për të vendosur një program larjeje,
rrotulloni dorezën e programit në drejtimin
orar ose kundërorar. Shënuesi i programit
te doreza e programit duhet të përputhet
me një nga programet e larjes në panelin
e kontrollit.
– Drita treguese e ndezjes/fikjes ndizet
(pozicioni ON).
• Për të vendosur pajisjen në pozicionin
fikur, rrotulloni dorezën e programit derisa
shënuesi i programit të përputhet me dritën
treguese të ndezjes/fikjes.
– Drita treguese e ndezjes/fikjes fiket
(pozicioni OFF).
Programet e larjes
Programet e larjes
Programi
Niveli i
ndotjes
Lloji i
ngarkesës
Përshkrimi i programit
Përzgjedhja
e gjysmë-
ngarkesës
Ndotje
e
madhe
Enë argjile,
takëme,
tenxhere
dhe tiganë
Paralarja
Larja kryesore deri në 70°C
2 shpëlarje të ndërmjetme
Shpëlarja përfundimtare
Tharja
po
1)
4