
• Mos u ulni ose qëndroni mbi derën e
hapur.
Siguria për fëmijët
• Vetëm të rriturit mund ta përdorin pajisjen.
Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren për
të siguruar që ata nuk luajnë me pajisjen.
• Mbani të gjithë paketimin larg nga fëmijët.
Ka rrezik mbytjeje.
• Mbajini të gjithë detergjentet në një vend
të sigurt. Mos i lini fëmijët që të prekin
detergjentet.
• Mbajini fëmijët larg nga pajisja kur dera
është e hapur.
Instalimi
• Sigurohuni që pajisja të mos dëmtohet nga
transporti. Mos lidhni një pajisje të
dëmtuar. Kontaktoni furnizuesin nëse
është e domosdoshme.
• Hiqni të gjithë paketimin para përdorimit të
parë.
• Një person i kualifikuar dhe i aftë duhet të
bëjë instalimin elektrik dhe hidraulik të
kësaj pajisje.
• Mos provoni në asnjë mënyrë të ndryshoni
specifikimet ose modifikoni këtë produkt.
Kjo mund të shkaktojë dëmtim.
• Mos i ndryshoni specifikimet e mos e
modifikoni këtë produkt. Rrezik plagosjeje
dhe dëmtimi të pajisjes.
• Mos e përdorni pajisjen:
– nëse kablli i ushqimit ose tubat e ujit janë
të dëmtuara,
– nëse paneli i kontrollit, plani i punës ose
bazamenti janë dëmtuar në mënyrë të
tillë që brendësia e pajisjes është
lehtësisht e arritshme.
Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
• Mos hapni vrima në skajet anësore të
pajisjes për të parandaluar dëmtim të
pjesëve hidraulike dhe elektrike.
Paralajmërim Ndiqni me kujdes
udhëzimet e dhëna në paragrafët e
specifikuar për lidhjet elektrike dhe ato të ujit.
Paneli I kontrollit
1 2 3
5
4
1 Çelësi i programeve
2 Butoni Starto/Anulo (Start/Cancel)
3 Butoni i gjysmë-ngarkesës (Half Load)
4 Dritat treguese
5 Drita treguese on/off
3