
Pastrimi dhe kujdesi34
Pastrimi dhe kujdesi
1 Paralajmërim: Përpara pastrimit fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet.
Paralajmërim: Për arsye sigurie mos e pastroni pajisjen me pastrues me avull ose me
pastrues me presion të lartë.
Kujdes: Mos përdorni asnjë mjet gërryes për pastrim, objekte të mprehta ose
largues për njollat.
Mos e pastroni xhamin e derës me rrëshqitje të furrës me mjete gërryese ose me
kruajtëse për pastrim, të cilat mund të gërvishtin sipërfaqen e xhamit. Si rezultat i kësaj,
xhami mund të thyhet.
Pajisja nga jashtë
• Pjesën ballore të pajisjes fshijeni me një pecetë të butë dhe me ujë të ngrohtë me finjë.
• Në pjesët metalike përdorni mjet të zakonshëm për përkujdesjen.
• Ju lutemi mos përdorni asnjë mjet fërkimi dhe sfungjer gërryes.
Pjesa e brendshme e furrës
1 Paralajmërim: Gjatë pastrimit furra duhet të jetë e fikur dhe e ftohtë.
3 Pastrojeni pajisjen pas çdo përdorimi. Kështu papastërtitë hiqen shumë më lehtë dhe nuk
ngjisin fare që herën e parë. Mbetjet që nuk hiqen mund të shkaktojnë ndryshime të
ngjyrës së sipërfaqes gjatë procesit të pastrimit me Pirolizë.
1. Kur hapet dera me rrëshqitje e furrës, ndizet automatikisht ndriçimi i furrës.
2. Pas çdo përdorimi lajeni furrën me ujë të ngrohtë me detergjent dhe pastaj thajeni atë.
3 Papastërtitë që janë të vështira për t’u hequr pastrojini me anë të procesit të pastrimit
me Pirolizë.
1 Kujdes! Në qoftë se përdorni një spërkatës për furra, ju lutemi të ndiqni me çdo kusht
udhëzimet e prodhuesit.
Aksesorët
Shpëlajini dhe thajini mirë të gjithë aksesorët pas çdo përdorimi. Për një pastrim më të
lehtë, zbutini pak në ujë.
Filtri i yndyrës
1. Pastrojeni filtrin e yndyrës në ujë të nxehtë me detergjent ose në pjatalarëse.
2. Në rast ndotjeje të djegur thellë në filtër, ziejeni në pak ujë dhe 2-3 lugë gjelle detergjent
për pjatalarëse.