
Mënyrat e shmangies së dëmtimeve në pajisje
• Mos shtroni në furrë letër alumini dhe mos vendosni asnjë tavë pjekjeje, asnjë tenxhere
etj. në fundin e furrës, sepse përndryshe smalti i furrës do të dëmtohet nga grumbullimi
i nxehtësisë së krijuar.
• Lëngjet e frutave që mund të pikojnë nga tavat e pjekjes lënë njolla të cilat nuk mund të
hiqen dot më. Për ëmbëlsira me shumë lëng, përdorni një tavë të thellë.
• Mos e ngarkoni derën e hapur të furrës.
• Mos hidhni asnjëherë ujë direkt në furrën e nxehtë. Mund të shkaktohen dëmtime të
smaltit dhe ndërrimi i ngjyrës së tij.
• Nga përdorimi i forcës, para së gjithash në skajet e xhamit të përparmë, mund të thyhet
xhami.
• Mos ruani në furrë objekte që mund të digjen. Ato mund të marrin flakë kur ndizet furra.
• Mos ruani në furrë ushqime të lëngshme. Mund të shkaktohen dëmtime të smaltit.
• Mos ruani asnjë ushqim të hapur në furrë, pas çaktivizimit të ventilatorit freskues në
furrë. Në dhomën e pjekjes ose në xhamat e dyerve mund të përplaset lagështira, e cila
mund të arrijë deri te mobiliet.
Udhëzime për shtresën e smaltit
Ndryshimet e ngjyrës në shtresën e smaltit të furrës të shkaktuara nga përdorimi nuk e
zvogëlojnë aftësinë e pajisjes për një përdorim normal ose konform kontratës. Si rrjedhojë
ato nuk paraqesin asnjë të metë në bazë të së drejtës së garancisë.
Përshkrimi i pajisjes
Pamja e përgjithshme
1
2
3
4
Përshkrimi i pajisjes