Dil ID: 13
Dil Adı: romaina
Dil Kodu: ro8tayfun Produsele mărcii Rigid Industries
Dünyanın En Büyük
Elektronik Bilgi Kütüphanesi



Udhëzime përdorimi
Udhëzime sigurie
Instruksione të rëndësishme mbi sigurinë!
Lexojini udhëzimet me kujdes dhe ruajini ato për përdorimin në të ardhmen!
Siguria elektrike
Pajisja lejohet që të lidhet vetëm nga një teknik specialist i autorizuar .
Në rast defektesh ose dëmtimesh në pajisje: hiqni siguresat ose fikini ato.
Riparimet në pajisje lejohen të kryhen vetëm nga persona të specializuar . Nga
riparimet e pasakta mund të lindin rreziqe serioze. Në rast riparimesh, drejtojuni shërbimit
tonë për klientin ose shitësit të autorizuar.
Siguria për fëmijët
Gjatë kohës që pajisja është në përdorim, mos i lini asnjëherë pa mbikëqyrje fëmijët e
vegjël.
Kjo pajisje është e pajisur me një sigurim për fëmijët.
Siguria gjatë përdorimit
Kjo pajisje lejohet që të përdoret vetëm për gatim, skuqje dhe pjekje të ushqimeve për
përdorim familjar.
Kini kujdes gjatë bashkimit të pajisjeve elektrike në prizat në afërsi të kësaj pajisjeje.
Kabllot e lidhjes elektrike nuk duhet që të ngecin nën derën e nxehtë të furrës.
Paralajmërim: Rrezik djegieje! Gjatë kohës së funksionimit, hapësira e brendshme e
furrës do të nxehet.
Paralajmërim: Mos e hapni në asnjë rast derën e furrës gjatë gatimit me avull.
Nga avulli që del nga furra mund të shkaktohen dëmtime në mobiliet përreth si rezultat
i lagështirës. Shmangni gjithmonë kontaktin e drejtpërdrejtë me avullin që del nga furra.
Personat (duke përfshirë fëmijët), të cilët nuk janë në gjendje ta përdorin pajisjen në
mënyrë të sigurt për arsye të aftësive të tyre fizike, ndijore ose mendore, ose të mungesës
së eksperiencës ose të mosdijes, nuk duhet ta përdorin këtë pajisje pa mbikëqyrjen ose
këshillimin e një personi kompetent.
Personat (duke përfshirë fëmijët), të cilët nuk janë në gjendje ta përdorin pajisjen në
mënyrë të sigurt për arsye të aftësive të tyre fizike, ndijore ose mendore, ose të mungesës
së eksperiencës ose të mosdijes, nuk duhet ta përdorin këtë pajisje pa mbikëqyrjen ose
këshillimin e një personi kompetent.
Udhëzime mbi akrilamidin
Sipas zbulimeve më të reja shkencore, një skuqje intensive e ushqimit, veçanërisht në rastin
e produkteve që përmbajnë niseshte, mund të shkaktojë një rrezik për shëndetin nga
akrilamidi i formuar. Prandaj, ne ju këshillojmë që të gatuani mundësisht në temperatura
të ulëta dhe që të mos i skuqni shumë ushqimet.
Udhëzime sigurie
3