
5Udhëzime sigurie
Siguria gjatë përdorimit
• Hiqni etiketat dhe foliet nga qeramika prej xhami.
• Ka rrezik djegieje nga aparati në qoftë se punohet pa kujdes.
• Kabllot nga aparate elektrike nuk duhet të kenë kontakt me sipërfaqen e
nxehtë të aparatit ose me enë të nxehta gatimi.
• Yndyrat dhe vajrat e tejnxehur marrin flakë shumë shpejt. Kujdes! Rrezik
djegieje!
• Fikni furnelat pas çdo përdorimi.
Siguria gjatë pastrimit
• Për t’u pastruar, aparati duhet të jetë i fikur dhe i ftohur.
• Pastrimi i aparatit me një pastrues me avull ose me presion të lartë është i
ndaluar për arsye sigurie.
Evitimi i dëmeve në aparat
• Qeramika prej xhami mund të dëmtohet nga sende që bien mbi të.
• Goditje me enën e gatimit mund ta dëmtojnë skajin e qeramikës prej xhami.
• Enë gatimi nga giza ose alumini i derdhur ose enë me fund të dëmtuar mund
ta gërvishtin qeramikën prej xhami.
• Sende që shkrihen dhe lëngje që vlojnë e derdhen mund të digjen në
qeramikën prej xhami dhe duhet të hiqen menjëherë.
• Evitoni gatimin derisa të avullohet gjithë përmbajtja e tenxhereve dhe
tiganëve. Mund të shkaktohen dëme të enës së gatimit ose të qeramikës prej
xhami.
• Furnelat mos i përdorni me enë të zbrazëta ose pa enë gatimi.