Dil ID: 12
Dil Adı: portugal
Dil Kodu: pt8tayfun Produtos da Marca Rigid Industries
Dünyanın En Büyük
Elektronik Bilgi Kütüphanesi



Udhëzimet për përdorim4
Udhëzimet për përdorim
1 Udhëzime sigurie
Ju lutem respektoni këto udhëzime, se përndryshe anulohet e drejta e garancisë
në rast dëmesh.
Përdorimi i rregullt
Personat (duke përfshirë fëmijët), të cilët nuk janë në gjendje ta përdorin
pajisjen në mënyrë të sigurt për arsye të aftësive të tyre fizike, emocionale ose
shpirtërore ose mungesës së eksperiencës ose mosdijes, nuk duhet ta përdorin
këtë pajisje pa mbikëqyrjen ose këshillimin e një personi kompetent.
Mbajeni pajisjen nën mbikëqyrje gjatë funksionimit.
Ky aparat duhet të përdoret vetëm për gatimin dhe skuqjen e zakonshme
shtëpiake të gjellëve.
Aparati nuk duhet të përdoret si sipërfaqe për punë ose për të ruajtur sende.
Nuk lejohen modifikime ose ndryshime të aparatit.
Lëngje të djegshme, lëndë që marrin lehtë flakë ose sende që mund të
shkrihen (p.sh. folie, plastmasëalumin) mos i vendosni ose ruani mbi aparatin
ose në afërsi të tij.
Siguria për fëmijë
Fëmijët e vegjël duhet parimisht t’i largoni nga aparati.
Fëmijë më të mëdhenj lërini të punojnë me aparatin vetëm duke u udhëhequr
dhe u mbikëqyrë.
Për të evituar një ndezje pa dashje nga fëmijë të vegjël dhe kafshë shtëpiake,
rekomandojmë të aktivizoni sigurimin e fëmijëve.
Siguria e përgjithshme
Montimi dhe lidhja e aparatit duhet të kryhen vetëm nga specialistë
formuar dhe të autorizuar.
Aparatet e integruara duhet të përdoren vetëm pas montimit në dollape dhe
dërrasa të integruara dhe të përshtatshme sipas normave.
Në rast defektesh në aparat ose dëmtimesh në qeramikën prej xhami (thyerje,
plase ose të çara), aparati duhet të fiket dhe të shkëputet nga rrjeti i korrentit
për të evituar mundësinë e një goditjeje elektrike.
Riparime të aparatit lejohen të kryhen vetëm nga specialistë të formuar dhe të
autorizuar.