
arrijnë temperatura prej 50°C mbi temperaturën e
dhomës.
• PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm mbrojtëset e
pianurës të përcaktuara nga prodhuesi i pajisjes së
gatimit ose të cilësuara si të përshtatshme nga ky i
fundit në udhëzimet e përdorimit, ose mbrojtëset e
pianurës të integruara në pajisje. Përdorimi i
mbrojtëseve të papërshtatshme mund të shkaktojë
aksidente.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
Kjo pajisje është e përshtatshme për
tregjet e mëposhtme : HR RO
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta instalojë
këtë pajisje.
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose
dëmtim i pajisjes.
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
• Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet
dhe njësitë e tjera.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe
këpucë të mbyllura.
• Mbyllini sipërfaqet e prera me një
izolues për të mos lejuar që lagështira
të shkaktojë fryrje.
• Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes
nga avulli dhe lagështira.
• Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve
ose nën dritare. Duke vepruar kështu
do të parandaloni rënien e enëve të
nxehta të gatimit nga pajisja kur hapet
dera ose dritarja.
• Nëse pajisja instalohet mbi sirtarë
sigurohuni që hapësira mes pjesës së
poshtme të pajisjes dhe sirtarit të
sipërm, të jetë e mjaftueshme për
qarkullimin e ajrit.
• Pjesa e poshtme e pajisjes mund të
nxehet. Sigurohuni që të instalohet
një panel ndarës me material që nuk
digjet poshtë pajisjes për të
parandaluar arritjen e pjesës së
poshtme.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
• Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer
nga një elektricist i kualifikuar.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Përpara se të kryeni ndonjë veprim,
sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur
nga rryma.
• Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
• Sigurohuni që pajisja të instalohet në
rregull. Kablloja ose spina elektrike e
lirë ose e papërshtatshme (nëse ka)
mund ta nxehë shumë terminalin.
• Përdorni kabllo elektrike të
përshtatshme.
• Mos i lini kabllot elektrike të
përdridhen.
• Sigurohuni që të jetë instaluar
mbrojtja ndaj goditjeve elektrike.
• Përdorni mbërthyesen e lirimit të
tensionit të kabllos.
• Sigurohuni që kablloja ose spina
elektrike (nëse ka) të mos prekë
pajisjen e nxehtë ose enët e nxehta të
SHQIP 5