• Mos provoni ASNJËHERË ta fikni zjarrin me ujë, por
fikni pajisjen dhe pastaj mbuloni flakën, p.sh. me një
kapak ose me batanije kundër zjarrit.
• KUJDES: Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret.
Proceset e shkurtra të gatimit duhet të mbikëqyren
vazhdimisht.
• PARALAJMËRIM: Rrezik zjarri: Mos ruani artikuj mbi
sipërfaqet e gatimit.
• Objektet metalike si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët
nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e pianurës,
sepse mund të nxehen.
• Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar
pajisjen.
• Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni
pajisjen për dhe shkëputeni nga rryma elektrike. Në
rast se pajisja është e lidhur me rrymën elektrike direkt
duke përdorur kuti lidhëse, hiqeni siguresën për të
shkëputur pajisjen nga furnizimi me rrymë. Në çdo
rast, kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit.
• Në rastin e thyerjes së vatrës prej xhami:
– fikni menjëherë të gjitha vatrat dhe çdo element
elektrik ngrohjeje dhe izolojeni pajisjen nga rryma
elektrike,
– mos e prekni sipërfaqen e pajisjes,
– mos e përdorni pajisjen.
• Nëse kablloja ushqyese është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose
persona të kualifikuar për të shmangur rreziqet.
• Aty ku pajisja lidhet drejtpërdrejt me korrentin,
nevojitet një çelës izolues për të gjitha polet me një
hapësirë kontakti. Duhet të garantohet shkëputja e
plotë në përputhje me kushtet e specifikuara në
kategorinë III të tensionit të tepërt. Kablloja e tokëzimit
përjashtohet nga kjo.
• Kur të drejtoni kabllon e rrymës, sigurohuni që kablloja
të mos ketë kontakt të drejtpërdrejtë (për shembull
nëpërmjet veshjeve izoluese) me pjesët që mund të
www.electrolux.com4