
Përshtatja elektronike
Zbutësi i ujit vendoset në fabrikë në
nivelin 5.
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në regjimin e
vendosjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksioneve B dhe C derisa dritat
treguese të butonave për funksionet A, B
dhe C të fillojnë të pulsojnë.
4. Lëshoni butonat e funksioneve B dhe C.
5. Shtypni butonin e funksionit A.
– Drita treguese për butonin e funksionit
A vazhdon të pulsojë.
– Dritat treguese për butonat e
funksioneve B dhe C fiken.
– Drita treguese e mbarimit të programit
fillon të pulsojë.
Funksioni i vendosjes së zbutësit të ujit
është aktivizuar.
Drita treguese e mbarimit të programit
pulson për të shfaqur nivelin e zbutësit të
ujit. Pauza është afërsisht 5 sekonda.
Shembull: 5 pulsime, pauzë, 5 pulsime,
pauzë, etj. = niveli 5
6. Shtypni butonin e funksionit A një herë
për të rritur nivelin e zbutësit të ujit me një
hap.
7. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të
ruajtur veprimin.
Përdorimi I kripës në enëlarëse
Kujdes Përdorni vetëm kripë për
enëlarëse. Kripërat që nuk janë të
posaçme për enëlarëse dëmtojnë
zbutësin e ujit.
Kujdes Kokrrizat e kripës dhe uji i kripur
në fund të pajisjes mund të shkaktojnë
gërryerje. Mbusheni pajisjen me kripë
përpara së të startoni një program larjeje
për të shmangur gërryerjen.
Ndiqni këta hapa për të mbushur kutinë
e kripës:
1. Rrotulloni kapakun në drejtim kundër-
orar për të hapur kutinë e kripës.
2. Mbusheni kutinë e kripës me 1 litër ujë
(vetëm gjatë procesit të parë).
3. Përdorni hinkën për të mbushur kutinë e
kripës me kripë.
4. Pastroni kripën e mbetur rreth kutisë së
kripës.
5. Rrotullojeni kapakun në drejtim orar për
të mbyllur kutinë e kripës.
Është normale që uji të derdhet nga kutia
e kripës kur shtoni në të kripën.
Kur vendosni elektronikisht zbutësin e ujit në
nivelin 1, drita treguese e kripës nuk qëndron
e ndezur.
Përdorimi I lëndës shpëlarëse
Kujdes Përdorni vetëm shpëlarës
origjinalë të përshtatshëm për enëlarëse.
Mos e mbushni folenë e shpëlarësit me
produkte të tjera (p.sh. agjentë pastrues
për enëlarësen, detergjent të lëngshëm).
kjo mund të shkaktojë dëmtime në
pajisje.
electrolux 7