Dil ID: 1
Dil Adı: english
Dil Kodu: en4 Olivetti Brand's Products
Dünyanın En Büyük
Elektronik Bilgi Kütüphanesi



55555
Dritat treguese
Përfundimi i programit Ndizet kur mbaron programi i larjes. Funksionet
ndihmëse:
Niveli i zbutësit të ujit.
Aktivizimi/çaktivizimi i folesë së shpëlarësit.
Alarm nëse pajisja ka një keqfunksionim.
Funksioni Multitab Ndizet kur aktivizoni funksionin multitab.
Referojuni kapitullit 'Funksioni multitab'.
Kripa
1)
Ndizet kur është e nevojshme të mbushet
mbajtësi i kripës. Referojuni kapitullit 'Përdorimi i
enëlarëses'.
Mbasi mbushni folenë, drita treguese e kripës
mund të vazhdojë të rri ndezur për disa orë. Kjo
nuk ndikon keq në funksionimin e pajisjes.
Shpëlarësi
1)
Ndizet kur është e nevojshme të mbushet foleja e
shpëlarësit. Referojuni kapitullit 'Përdorimi i
shpëlarësit'.
1) Kur kripa dhe/ose foletë e shpëlarësit janë bosh, dritat treguese përkatëse nuk ndizen kur një program
larje është në punë.
Butoni i përzgjedhjes së programit
Me anë të këtyre butonave mund të zgjidhni
programin e larjes. Shtypni një buton
programi, drita treguese përkatëse do të
ndizet. Referojuni kapitullit 'Programet e
larjes' për hollësi të mëtejshme lidhur me
programet e larjes.
Butoni i fillimit me vonesë
Përdorni butonin e fillimit me vonesë për të
vonuar fillimin e programit të larjes me një
interval midis 1 dhe 9 orësh. Referojuni
kapitullit 'Zgjedhja dhe fillimi i një programi
larjeje'.
Ekrani dixhital
Ekrani shfaq:
Numrin e orëve për fillimin me vonesë.
Nëse pajisja është në regjimin e vendosjes.
Nëse një program larjeje është vendosur.
Butonat e funksioneve
Përdorni butonat e funksioneve për këto
veprime:
Për të vendosur zbutësin e ujit. Referojuni
kapitullit 'Vendosja e zbutësit të ujit'.
Për të anuluar programin e larjes në proces
ose shtyrjen e programit në proces.
Referojuni kapitullit 'Zgjedhja dhe fillimi i një
programi larjeje'.
Për të aktivizuar/çaktivizuar funksionin
multitab. Referojuni kapitullit 'Funksioni
multitab'.
Për të aktivizuar/çaktivizuar folenë e
shpëlarësit, kur funksioni multitab është i
aktivizuar. Referojuni kapitullit 'Funksioni
multitab'.
Regjimi i vendosjes
Pajisja duhet të jetë në regjimin e vendosjes
për këto veprime:
Për të vendosur programin e larjes.
Për të vendosur nivelin e zbutësit të ujit.
Për të çaktivizuar/aktivizuar mbajtësen e
shpëlarësit.
Shtypni butonin Ndiz/Fik. Pajisja është në
regjimin e vendosjes kur:
Të gjitha dritat treguese të programit
ndizen dhe ekrani dixhital shfaq tre shirita
horizontal.
Shtypni butonin Ndiz/Fik. Pajisja nuk është
në regjimin e vendosjes kur:
Vetëm një dritë treguese programi ndizet
dhe ekrani dixhital shfaq një shirit
horizontal.
Një program larjeje është vendosur. Është
e nevojshme të anuloni programin për t'u
kthyer te regjimi i vendosjes. Referojuni
kapitullit 'Zgjedhja dhe fillimi i një programi
larjeje'.
electrolux 5