
Përdorime, tabela dhe këshilla30
Skuqja
Funksioni i furrës: Nxehtësia e sipërme/e poshtme ose Skuqja "infra"
Ena për skuqje
• Për skuqje është e përshtatshme çdo enë që duron nxehtësinë (mbani parasysh
shënimet e dhëna nga prodhuesi!).
• Ju mund të përdorni për skuqje grupin e enëve të pjekjes në skarë.
• Ne ju këshillojmë që të gjitha llojet e mishit me pak yndyrë t’i gatuani në tenxheren e
mishit me kapak. Në këtë mënyrë mishi mbetet më i lëngshëm.
• Të gjitha llojet e mishit që duhet të marrin një faqe të thekur, ju mund t’i gatuani në
tenxheren e mishit pa kapak.
3 Udhëzime për tabelën e skuqjes
Të dhënat në tabelën vijuese janë vlera të përafërta.
• Ne ju këshillojmë që të skuqni në furrë vetëm 1 kg e lart mish dhe peshk.
• Për të shmangur djegien e lëngut ose të yndyrës së krijuar nga mishi, ne ju këshillojmë
që të hidhni pak lëng në enën e gatimit.
• Kthejeni mishin sipas nevojës (pasi ka kaluar 1/2 ose 2/3 e kohës së përgatitjes).
• Copat e mëdha të mishit dhe shpendët njomini disa herë me lëngun e krijuar gjatë
kohës së përgatitjes. Nëpërmjet kësaj ju do të arrini një rezultat më të mirë në skuqje.
• Fikeni furrën rreth 10 minuta para mbarimit të kohës së skuqjes në mënyrë që të
shfrytëzoni nxehtësinë pas fikjes së furrës.
Enët për skuqje
• Për skuqje është e përshtatshme çdo enë e qëndrueshme ndaj nxehtësisë (merrni
parasysh shënimet e prodhuesit!).
• Copa të mëdha mishi mund t’i skuqni menjëherë në tepsi ose mbi skarën me tepsi
të futur më poshtë.
• Këshillojmë që të gjitha llojet e mishit të thatë t’i skuqni në tenxheren e mishit me
kapak. Kështu mishi mbetet më i lëngshëm.
• Të gjitha llojet e mishit që duhet të marrin një kore mund t’i skuqni në tenxheren e
mishit pa kapak.
3 Shënime për tabelën e skuqjes
Të dhënat në tabelën vijuese janë vlera të përafërta.
• Këshillojmë që mishi dhe peshku të skuqen në furrë vetëm prej 1kg.
• Për t’iu shmangur ngjitjes me djegie të lëngut të dalë nga mishi ose të yndyrës,
këshillojmë të derdhni pak lëng në enën e skuqjes.
• Kthejeni mishin në rast nevoje (pas 1/2 - 2/3 të kohës së gatitjes).
• Copa të mëdha mishi dhe shpendë lageni gjatë kohës së gatitjes disa herë me lëng
mishi. Kështu skuqja do t'ju dalë më mirë.
• Fikeni furrën rreth 10 minuta para mbarimit të kohës së skuqjes për të shfrytëzuar
ngrohtësinë e mbetur.