
• Pjesa e brendshme e pajisjes nxehet shumë gjatë përdorimit. Ka rrezik djegieje. Mos i
prekni elementët e nxehtë në pajisje. Përdorni doreza kur vendosni ose hiqni aksesorë ose
enë gatimi.
• Bëni kujdes kur hiqni apo instaloni aksesorët, për të shmangur dëmtime të mundshme të
smaltit të furrës.
• Qëndroni gjithnjë larg nga pajisja kur hapni derën ndërsa pajisja është në punë. Mund të
dalë avull i nxehtë. Ka rrezik djegieje të lëkurës.
• Çngjyrimi i smaltit nuk ndikon në performancën e pajisjes, pra nuk kemi të bëjmë me një
defekt në aspektin e ligjit të garancisë.
• Për të parandaluar dëmtime ose çngjyrime të smaltit:
– mos vendosni asnjë objekt drejtpërdrejt mbi dyshemenë e pajisjes dhe mos e mbuloni
me letër varaku (alumini);
– mos hidhni ujë të nxehtë direkt në pajisje;
– mos lini enë të lagura dhe ushqim në pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
• Mos e përdorni këtë pajisje nëse është në kontakt me ujin. Mos e përdorni pajisjen me
duar të lagura.
• Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
• Gatuani gjithmonë me derën e pajisjes mbyllur edhe kur piqni në skarë.
Kujdesi dhe pastrimi
• Para se të mirëmbani pajisjen, fikeni dhe shkëputeni nga rrjeti elektrik.
• Para se ta mirëmbani, sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka rrezik djegieje. Ka rrezik që
panelet e xhamit të thyhen.
• Mbajeni pajisjen të pastër në çdo kohë. Grumbullimi i yndyrave ose ushqimeve të tjera
mund të shkaktojë zjarr.
• Pastrimi i rregullt parandalon prishjen e materialit të sipërfaqes
• Përdorni një tavë pritëse të yndyrave për kekët shumë të lëngshëm për të parandaluar që
lëngjet e frutave të lënë njolla që mund të mos hiqen më.
• Për sigurinë tuaj personale dhe të pronës suaj, pastrojeni pajisjen vetëm me ujë dhe
sapun. Mos përdorni produkte të ndezshme ose produkte që mund të shkaktojnë
gërryerje.
• Mos e pastroni pajisjen me pastrues me avull, pastrues me presion të lartë, objekte të
mprehta, pastrues abrazivë, sfungjerë gërryes dhe lëngje që heqin njollat.
• Nëse përdorni një spërkatës furre, ndiqni udhëzimet e prodhuesit.
• Mos e pastroni derën prej xhami me agjentë pastrues gërryes ose gërvishtëse metalike.
Sipërfaqja rezistente ndaj të nxehtit e xhamit të brendshëm mund thyhet e të kriset.
• Kur panelet e xhamit të derës dëmtohen, ato dobësohen dhe mund të thyhen. Ju duhet
t'i zëvendësoni. Lidhuni me qendrën e shërbimit.
• Tregoni kujdes kur ta hiqni derën nga pajisja. Dera është e rëndë!
• Mos e pastroni smaltin katalitik (nëse ka).
Rrezik zjarri
• Hapeni derën me kujdes. Përdorimi i përbërësve me alkool mund të krijojë një përzierje
alkooli dhe ajri. Ka rrezik zjarri.
6 Të dhëna për sigurinë