
• Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje izoluese, e cila ju lejon ta shkëpusni pajisjen
nga korrenti në të gjitha polet. Pajisja izoluese duhet të ketë një hapje kontakti me gjerësi
minimale 3 mm.
• Duhet të dispononi mjetet e duhura izoluese: çelësa mbrojtës të linjës, siguresa (siguresa
tip vidë të hequra nga mbajtësja), çelësa të humbjeve në neutral dhe kontaktorë.
• Pjesët e mbrojtjes nga goditjet duhet të vendosen në mënyrë të tillë që të mos hiqen pa
vegla.
• Përpara instalimit, sigurohuni që mobilia e kuzhinës të ketë përmasat e përshtatshme të
zgavrës.
• Sigurohuni që pajisja të jetë e instaluar nën dhe pranë strukturave të sigurta.
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera.
• Instalojeni pajisjen me pjesën e saj të pasme dhe me një anë afër pajisjes me lartësi më të
madhe. Ana tjetër duhet të vendoset pranë pajisjeve që kanë të njëjtën lartësi.
• Pajisja nuk mund të vendoset mbi një bazament.
• Furrat e integruara dhe sipërfaqet e gatimit të integruara janë të pajisur me sistem
lidhjesh të posaçëm. Për të parandaluar dëmtimet ndaj pajisjes, kombinoni vetëm pajisje
nga i njëjti prodhues.
Lidhja elektrike
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në etiketën e parametrave të përputhen me furnizimin
me energji elektrike të shtëpisë suaj.
• Informacioni mbi voltazhin gjendet në pllakëzën e parametrave.
• Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të instaluar mirë.
• Kur lidhni pajisje elektrike në prizat kryesore, mos lejoni që kabllot të prekin ose të jenë
pranë derës së pajisjes me nxehtësi.
• Mos përdorni spina me shumë hyrje, kolektorë dhe kabllo zgjatues. Ka rrezik zjarri.
• Mos e zëvendësoni ose ndërroni kabllon kryesore elektrike. Kontaktoni qendrën e
shërbimit.
• Bëni kujdes të mos dëmtoni ose shkaktoni dëmtime tek spina (nëse është e zbatueshme)
dhe kabllon kryesore të elektrikut mbrapa pajisjes.
• Sigurohuni që lidhja me korrentin të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
• Mos e tërhiqni kabllon e ushqimit për të shkëputur pajisjen nga korrenti. Tërhiqeni
gjithmonë nga spina - nëse është e aplikueshme.
Zbatimi
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak. Mos e përdorni pajisjen për përdorim
tregtar dhe industrial.
• Përdoreni pajisjen vetëm për qëllime gatimi shtëpiak. Kjo bëhet për të shmangur
lëndimet fizike ndaj personit ose dëmtimet në pronë.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose mbështetëse.
• Mos vendosni produkte ose sende të ndezshme ose të lagura me produkte të ndezshme,
dhe/ose objekte të shkrishme (prej plastmasi ose alumini) afër ose brenda në pajisje. Ka
rrezik shpërthimi ose zjarri.
Të dhëna për sigurinë
5