
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 2
Probleme që lidhen me mjedisin _ _ _ _ _ 3
Përshkrim i produktit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 4
Paneli I kontrollit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 4
Programet e larjes _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 5
Vlerat e konsumit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 6
Opsionet _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 7
Përpara përdorimit të parë _ _ _ _ _ _ _ _ 8
Përdorimi I përditshëm _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 8
Udhëzime dhe këshilla _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 11
Kujdesi dhe pastrimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 12
Zgjidhja e problemeve _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 13
Të dhëna teknike _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 15
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes,
lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara.
Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse
shkaktohen lëndime dhe dëme nga instalimi
dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini
udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu
referuar në të ardhmen.
Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
Paralajmërim Rrezik mbytjeje, lëndimi
ose gjymtimi të përhershëm.
• Mos lejoni persona me ndjeshmëri fizike të
reduktuar, funksione mendore të
reduktuara ose mungesë përvoje dhe
njohurish, përfshirë këtu edhe fëmijët, që ta
përdorin këtë pajisje. Këta njerëz duhet të
mbikëqyren ose të udhëzohen për
përdorimin e pajisjes nga një person
përgjegjës për sigurinë e tyre.
• Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit
larg fëmijëve.
• Mbajini të gjitha detergjentet larg fëmijëve.
• Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg
derës së pajisjes gjatë kohës që ajo është
e hapur.
• Nëse pajisja ka një mekanizëm për
sigurinë e fëmijëve, ne rekomandojmë që
ta aktivizoni.
Instalimi
• Hiqni paketimin dhe bulonat e transportit.
• Ruajini bulonat e transportit. Kur ta lëvizni
pajisjen sërish duhet ta bllokoni kazanin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
• Mos e montoni ose mos e përdorni pajisjen
në vende me temperaturë nën 0°C.
• Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
• Sigurohuni që dyshemeja ku instaloni
pajisjen të jetë e sheshtë, e fortë, e pastër
e ta durojë nxehtësinë.
• Mos e instaloni pajisjen në një vend ku
dera e pajisjes nuk mund të hapet
plotësisht.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen
sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë
doreza sigurie.
• Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkulloj ajër.
• Rregullojini këmbëzat në mënyrë që mes
pajisjes dhe tapetit të ketë hapësirë të
mjaftueshme.
Lidhja elektrike
Paralajmërim Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë me
karakteristikat e rrjetit elektrik. Nëse nuk
përkojnë, kontaktoni me një elektricist.
• Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të
instaluar si duhet.
• Mos përdorni përshtatës me shumë spina
dhe kabllo zgjatuese.
2
www.zanussi.com