Dil ID: 6
Dil Adı: turkish
Dil Kodu: tr1tayfun Zanussi Markası'nın Ürünleri
Dünyanın En Büyük
Elektronik Bilgi Kütüphanesi



Siguria e përgjithshme
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, çaktivizojeni atë
dhe hiqeni nga priza.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
Zbatoni volumin e ngarkesës maksimale prej 6 kg (referojuni
kapitullit "Tabela e programeve").
Udhëzime për sigurinë
Instalimi
Hiqni paketimin dhe bulonat e transportit.
Ruajini bulonat e transportit. Kur ta lëvizni
pajisjen sërish duhet ta bllokoni kazanin.
Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
Mos e instaloni ose mor e përdorni pajisjen
në vende ku temperatura është më e ulët
se 0 °C ose atje ku është e ekspozuar ndaj
kushteve atmosferike.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
Sigurohuni që dyshemeja ku instaloni
pajisjen të jetë e sheshtë, e fortë, e pastër
e ta durojë nxehtësinë.
Mos e instaloni pajisjen në një vend ku
dera e pajisjes nuk mund të hapet
plotësisht.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen
sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë
doreza sigurie.
Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkulloj ajër.
Rregullojini këmbëzat në mënyrë që mes
pajisjes dhe tapetit të ketë hapësirë të
mjaftueshme.
Lidhja elektrike
Paralajmërim Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë me
karakteristikat e rrjetit elektrik. Nëse nuk
përkojnë, kontaktoni me një elektricist.
Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të
instaluar si duhet.
Mos përdorni përshtatës me shumë spina
dhe kabllo zgjatuese.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe
kabllon elektrike. Nëse kablloja e ushqimit
të pajisjes duhet zëvendësuar, kjo duhet
bërë nga Shërbimi ynë i Klientit.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablli elektrik. Gjithmonë
tërhiqeni kabllin duke e kapur nga spina.
Mos e prekni kabllin kryesore ose spinën e
korentit me duar të lagura.
Kjo pajisje është në përputhje me direktivat
E.E.C.
Lidhja e ujit
Sigurohuni që të mos dëmtoni tubat e ujit.
Pajisja duhet të lidhet me rrjetin e furnizimit
me ujë duke përdorur pajisjet e dhëna të
zorrëve. Pajisjet e vjetra të zorrëve nuk
duhet të ripërdoren.
Përpara se ta lidhni pajisjen në tuba të rinj
ose në tuba që nuk janë përdorur për një
kohë të gjatë, lëreni ujin të rrjedhë derisa ai
të pastrohet.
Herën e parë që do të përdorni pajisjen,
sigurohuni që të mos ketë asnjë rrjedhje.
Përdorimi
3
www.zanussi.com