
Përdorimi i detergjentit të lëngshëm dhe
pudër
A
Pozicioni i
paracaktuar i
ndarjes është A
(detergjent pudër).
Për të përdorur
detergjent të
lëngshëm:
1. Hiqni sirtarin.
Shtyni cepin e
sirtarit në vendin
me shigjetë
(PUSH) për ta
hequr sirtarin
me lehtësi.
B
2. Përshtatni
ndarjen në
pozicionin B.
3. Futeni përsëri
sirtarin në fole.
Kur përdorni detergjentin e lëngshëm:
–
Mos përdorni xhel detergjent ose
detergjente me lëng të trashë.
– Mos vendosni më shumë se 120 ml lëng.
– Mos e vendosni fazën e paralarjes.
– Mos e vendosni funksionin e shtyrjes së
programit.
A
Kur ndarja është në
pozicionin B dhe ju
doni të përdorni
detergjentin pudër:
1. Hiqni sirtarin.
2. Përshtatni
ndarjen në
pozicionin A.
3. Futeni përsëri
sirtarin në fole.
• Matni sasinë e duhur të detergjentit dhe
të zbutësit të rrobave.
• Vendosni detergjentin dhe zbutësin e
rrobave te ndarjet.
• Mbylleni me kujdes sirtarin e detergjentit.
Vendosja e një programi
1. Rrotullojeni çelësin e programit dhe
vendosni programin.
2. Treguesi i butonit të nisjes pulson.
3. Nëse është e nevojshme ndryshoni
temperaturën dhe shpejtësinë e
centrifugimit ose shtoni funksione nga ato
të disponueshmet.
Kur shtypni butonin përkatës, treguesi i
funksionit të vendosur ndizet.
Nisja e një programi pa shtyrje programi
Shtypni butonin e nisjes
:
• treguesi i butonit të nisjes ndalon së
pulsuari dhe treguesi
ndizet.
• programi fillon dhe dera kyçet
Nisja e një programi me shtyrje programi
•
Shtypni butonin e nisjes së vonuar
për
të vendosur vonesën e dëshiruar. Treguesi
i vonesës së vendosur është aktivizuar.
•
Shtypni butonin e nisjes
:
Pajisja fillon numërimin mbrapsht.
Kur të përfundojë numërimi mbrapsht,
programi fillon automatikisht.
Ju mund të ndryshoni apo të anuloni
shtyrjen e programit përpara se të
shtypni butonin e nisjes. Pasi të shtypni
butonin e nisjes mund të anuloni vetëm
shtyrjen e programit.
10
www.zanussi.com