
• Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
• Mbajini fëmijët larg pajisjes gjatë kohës që është e ndezur.
PARALAJMËRIM
Aktivizoni mekanizmin e sigurisë së fëmijëve për të parandaluar fëmijët e vegjël dhe kafshët
shtëpiake të aktivizojnë pajisjen aksidentalisht.
Siguria gjatë përdorimit
• Hiqni çdo paketim, ngjitëse dhe shtresa mbrojtëse nga pajisja para përdorimit të parë.
• Fikini në "off" zonat e gatimit pas çdo përdorimi.
• Rrezik djegieje! Mos vendosni takëme ose kapakë tiganësh mbi sipërfaqen e gatimit, pasi
mund të nxehen shumë.
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri! Yndyrat dhe vajrat e mbinxehur mund të marrin shpejt flakë.
Përdorimi i saktë
• Mbikëqyreni gjithmonë pajisjen gjatë punës.
• Përdoreni pajisjen vetëm për qëllime gatimi!
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune apo mbështetëse.
• Mos vendosni lëngje dhe materiale që marrin flakë shpejt ose objekte që shkrijnë (prej
plastike ose alumini) mbi ose pranë pajisjes.
• Bëni kujdes kur lidhni pajisjen në prizat pranë saj. Mos lini kabllot elektrike të prekin
pajisjen ose enët e nxehta. Mos lini të koklaviten kabllot elektrike.
Si të shmangni një dëmtim në pajisje
• Nëse objektet ose enët bien mbi qelqin qeramik, sipërfaqja mund të dëmtohet.
• Enët prej çeliku të derdhur, alumini të derdhur ose me bazament të dëmtuar mund të
gërvishtin qelqin qeramik nëse i lëvizni ato mbi sipërfaqe.
• Mos vini mbi pllakën e nxehtë enë bosh, për të shmangur dëmtime të enës dhe qelqit
qeramik.
• Mos i përdorni zonat e gatimit me enë bosh ose pa enë sipër.
• Mos mbuloni asnjë pjesë të pajisjes me letër alumini.
PARALAJMËRIM
Nëse ka ndonjë plasaritje mbi sipërfaqe, shkëputeni pajisjen nga korrenti për të
shmangur goditjet elektrike.
UDHËZIME PËR INSTALIMIN
Përpara instalimit , shënoni këto të dhëna që gjeni në etiketën e parametrave:
• Përshkrimi i modelit (Modeli)................
• Numri i produktit (Prod. Nr.) ............. ....
• Numri serial (Ser. Nr.) ...............
Etiketën e parametrave të pajisjes e gjeni në pjesën e saj të poshtme .
HK654070X-B
949 593 241 00
58 HAD 56 A0
220-240 V 50-60-Hz
7,1 kW
AEG-ELECTROLUX
Udhëzime për instalimin
3