
• Përdorni kabllo elektrike të
përshtatshme.
• Mos i lini kabllot elektrike të
përdridhen.
• Sigurohuni që kablloja ose spina
elektrike (nëse ka) të mos prekë
pajisjen e nxehtë ose enët e nxehta të
gatimit, kur e lidhni pajisjen me prizat
që gjenden pranë
• Sigurohuni që pajisja të instalohet
saktë. Kablloja ose spina e lirë ose e
papërshtatshme elektrike (nëse ka)
mund ta nxehë shumë terminalin.
• Sigurohuni që të jetë instaluar
mbrojtja ndaj goditjeve elektrike.
• Përdorni mbërthyesen e lirimit të
tensionit të kabllos.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën
elektrike (nëse ka) ose kabllon
elektrike. Kontaktoni me qendrën e
shërbimit ose një elektricist për
ndërrimin e kabllos elektrike të
dëmtuar.
• Instalimi elektrik duhet të ketë një
pajisje instaluese e cila ju lejon të
shkëpusni pajisjen nga rryma elektrike
në të gjitha polet. Pajisja instaluese
duhet të ketë një hapje kontakti me
gjerësi minimale 3 mm.
• Përdorni mjetet e duhura izoluese:
çelësa mbrojtës të linjës, siguresa
(siguresa tip vidë të hequra nga
mbajtësja), çelësa të humbjeve në
neutral dhe kontaktorë.
2.2 Përdorimi
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi, djegiesh ose
goditjeje elektrike.
• Përdoreni këtë pajisje në mjedis
shtëpiak.
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
• Mos përdorni një kohëmatës të
jashtëm ose një sistem komandimi të
veçuar për të vënë në përdorim
pajisjen.
• Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur
gjatë punës.
• Mos e përdorni pajisjen me duar të
lagura ose kur ajo ka kontakt me ujin.
• Mos vendosni takëme dhe kapak
tenxheresh mbi zonat e gatimit. Ato
nxehen.
• Fikini zonat e gatimit pas përdorimit.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe
pune ose për të ruajtur sende.
• Nëse sipërfaqja e pajisjes kriset,
shkëputeni menjëherë pajisjen nga
rrjeti elektrik. Kjo bëhet për të
parandaluar goditjet elektrike.
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri ose shpërthimi.
• Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të
lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbani
flakën dhe objektet e nxehura larg nga
yndyrat dhe vajrat kur gatuani me to.
• Avujt që lëshon vaji shumë i nxehtë
mund të shkaktojnë ndezje spontane.
• Vaji i përdorur, që përmban mbetje
ushqimore, mund të shkaktoj zjarr në
temperaturë më të ulët sesa vaji që
përdoret për herë të parë.
• Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje.
• Mos u përpiqni të fikni zjarr me ujë.
Shkëputni pajisjen dhe mbuloni flakën
me një kapak ose batanije të posaçme
për zjarr.
PARALAJMËRIM
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
• Mos mbani enë të nxehta mbi panelin
e kontrollit.
• Mos vini enë bosh mbi pllakën e
nxehtë.
• Bëni kujdes të mos lini objekte ose
enë gatimi të bien mbi pajisje.
Sipërfaqja mund të dëmtohet.
• Mos i aktivizoni zonat e gatimit me
enë të zbrazëta ose pa enë gatimi.
• Mos vendosni letër alumini mbi
pajisje.
• Enët e gatimit prej gize ose alumini të
derdhur ose enë me fund të dëmtuar
mund ta gërvishtin qeramikën prej
xhami. Gjithmonë ngrijini këto objekte
peshë kur duhet t'i lëvizni në
sipërfaqen e gatimit.
SHQIP 5