
Këshilla për gatimin me tiganin Wok10
Këshilla për gatimin me tiganin Wok
Tigani Wok për gatim me induksion është i shkëlqyer për përgatitjen e ushqimeve “në
moment”, veçanërisht të specialiteteve kineze. Gjatë kohës së shkurtër të skuqjes,
ushqimi që gatuhet duhet të trazohet vazhdimisht. Nëpërmjet sistemit të nxehjes me
induksion, me tiganin Wok gatuhet shumë shpejt dhe me nxehtësi shumë të madhe. Në
këtë mënyrë, mishi dhe peshku qëndrojnë të butë dhe perimet ruajnë ngjyrën, shijen dhe
vitaminat.
1 Kujdes! Rrezik djegieje nga yndyra dhe vajrat shumë të nxehtë.
Tigani Wok për gatim me induksion ka fuqi shumë të lartë në kohët e reagimit shumë të
shpjeta, veçanërisht nga niveli i gatimit 7. Yndyra dhe vaji nxehen shumë shpejt, dhe kur
fillon të dalë tym, ai është shumë i nxehtë.
Mos i lini pa mbikëqyrje proceset e gatimit me vaj dhe yndyrë.
3 Me anë të provës me lugë druri, temperatura e skuqjes mund të vlerësohet shumë mirë.
Vendosni bishtin e një luge druri në yndyrën e nxehtë:
– Nëse ngrihen flluska të vogla, atëherë temperatura e skuqjes është arritur.
– Nëse nuk ngrihet flluska, atëherë temperatura e skuqjes nuk është arritur akoma.
3 Shënim për akrilamid
Sipas njohurive më të reja shkencore, një skuqje intensive e ushqimeve, posaçërisht e
produkteve që përmbajnë niseshte, mund të shkaktojë një rrezikim shëndetësor nga
akrilamidi. Prandaj këshillojmë të gatitni me temperatura sa më të ulëta dhe gjellët t’i
mos skuqni tepër.
Përdorimi i tiganit Wok
• Vendoseni me kujdes tiganin Wok mbi vatër. Gjatë përdorimit të pakujdesshëm, doreza
mund të godasë sipërfaqen me qeramikë xhami dhe kjo mund të dëmtohet.
• Mos e godisni tiganin gjatë kohës që qëndron mbi vatrën e gatimit. Sipërfaqja me
qeramikë xhami mund të cifloset ose ajo mund të dëmtohet nga doreza.
Ena e gatimit për gatimin me induksion me tigan Wok
Prova e përshtatjes
Ena e gatimit është e përshtatshme për induksion nëse …
• ... një sasi e vogël uji nxehet brenda një kohe të shkurtër në një zonë gatimi me
induksion në nivelin e gatimit 9.
• ... një magnet i vendosur në fundin e enës, nuk bie.
Shkalla e gatimit Fikja pas
v, 1 - 2 6 orësh
3 - 4 5 orësh
5 4 orësh
6 - 9 1,5 orësh