Dil ID: 6
Dil Adı: turkish
Dil Kodu: tr8tayfun Rigid Industries Markası'nın Ürünleri
Dünyanın En Büyük
Elektronik Bilgi Kütüphanesi



35Pastrimi dhe kujdesi
Pastrimi pirolitik
1 Paralajmërim: Furra bëhet shumë e nxehtë gjatë këtij procesi. Mbajini larg me çdo kusht
fëmijët e vegjël.
1 Kujdes! Para kryerjes së pastrimit pirolitik duhet që të nxirren jashtë nga furra të
gjitha pjesët e çmontueshme, përfshirë edhe kornizën me varje të tavave.
Pastrimi pirolitik
1. Hiqini më parë me dorë papastërtitë e mëdha.
2. Zgjidhni funksionin e furrës Pirolizë .
Në tregues afishohet “3:15”,
Kohëzgjatja vezullon për rreth 5 sekonda.
Pas kësaj, fillon procesi i pastrimit pirolitik.
3 Funksioni Ndriçimi nuk është në funksionim.
Kur furra arrin në një temperaturë të parapërcaktuar, dera bllokohet.
Shiritat e treguesit të temperaturës ndriçojnë deri në momentin që dera të jetë
zhbllokuar sërish.
Ndryshimi i kohëzgjatjes së pastrimit pirolitik
1. Veproni ashtu siç përshkruhet në pjesën “Pastrimi pirolitik”.
2. Gjatë kohës që simboli Kohëzgjatja vezullon, me anë të butonit ose zgjidhni
kohëzgjatjen që dëshironi:
“2:15” ose “3:15”.
Simboli Kohëzgjatja vezullon për rreth 5 sekonda.
Pas kësaj, fillon procesi i pastrimit pirolitik.
3 Nëse simboli Kohëzgjatja nuk vezullon më, shtypni përsëri butonin Zgjedhja dhe
më pas kryeni rregullimin.
Ndryshimi i kohës së fikjes së pastrimitpirolitik
Koha e fikjes së këtij pastrimi mund të ndryshohet dhe të çohet në fund të saj me anë të
funksionit të kohës Mbarimi (brenda 2 minutave pas caktimit të funksionit të
pastrimit pirolitik).
Vendosja dhe llojet e pastrimit pirolitik:
P2 - 2:15 = Pirolizë e lehtë: për ndotje të vogël.
P1 - 3:15 = Pirolizë intensive: për ndotje të madhe.
Ndriçimi i furrës
1 Paralajmërim: Rrezik goditjeje elektrike! Para ndërrimit të dritës së furrës:
Fikeni furrën!
Nxirrni ose fikni siguresat në kutinë e siguresave.
3 Për të mbrojtur dritën e furrës dhe mbulesën prej xhami, vendosni një rreckë në fund të
furrës.