
• Mos përdorni pajisje elektrike brenda ndarjeve për
ruajtjen e ushqimit në pajisje nëse ato nuk janë të
rekomanduara nga prodhuesi.
• Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull për të
pastruar pajisjen.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë dhe të lagësht.
Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra,
tretës ose objekte metalike.
• Mos ruani lëndë që shpërthejnë, si kuti aerosoli me
lëndë djegëse në këtë pajisje.
• Nëse kablloja e furnizimit me energji është e dëmtuar,
ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i
shërbimit ose persona të kualifikuar, për të shmangur
rreziqet.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta instaloj
këtë pajisje.
• Hiqni të gjithë paketimin
• Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
• Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie.
• Sigurohuni që ajri të mund të
qarkullojë përreth pajisjes.
• Prisni të paktën 4 orë përpara se të
lidhni pajisjen me energjinë elektrike.
Kjo bëhet që vaji të lejohet të rrjedhë
përsëri te kompresori.
• Mos e instaloni pajisjen pranë
radiatorëve, sobave, furrave ose
vatrave të gatimit.
• Pjesa e pasme e pajisjes duhet të
mbështetet pas murit.
• Mos e instaloni pajisjen atje ku ka
dritë të drejtpërdrejtë dielli.
• Mos e instaloni pajisjen në zona me
shumë lagështi ose shumë të ftohta,
si shtesa ndërtimi, garazhe ose qilarë
vere.
• Kur lëvizni pajisjen, ngrijeni nga cepi i
përparmë për të shmangur gërvishtjen
e dyshemesë.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje
elektrike.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
• Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
• Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabëll zgjatues.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni pjesët
elektrike (p.sh. spinën e rrjetit, kabllon
e rrjetit, kompresorin). Kontaktoni
shërbimin ose një inxhinier elektrik
për të ndërruar pjesët elektrike.
• Kablloja e rrjetit duhet të qëndrojë nën
nivelin e spinës së rrjetit.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
www.aeg.com4