udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
• Fëmijët nga 3 deri në 8 vjeç dhe personat me aftësi të
kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të
mbahen larg, përveçse kur mbahen nën monitorim të
vazhdueshëm.
• Fëmijët nën 3 vjeç duhet të mbahen larg, përveçse kur
mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme.
• Mos i lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
• Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe
hidheni atë siç kërkohet.
• Mbajini detergjentet larg fëmijëve.
• Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes,
gjatë kohës që dera e saj është e hapur.
• Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe
mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe
për përdorime të ngjashme, si p.sh.:
– në zonat e kuzhinës për personelin në dyqane, në
zyra dhe në ambiente të tjera pune;
– nga klientët në hotele, motele, hotele me mëngjes
dhe ambiente të tjera banimi;
– në zonat për përdorim të përbashkët në blloqe
apartamentesh ose në lavanderi.
• Mos tejkaloni ngarkesën maksimale prej 9 kg
(referojuni kapitullit "Tabela e programeve").
• Presioni i punës i ujit në pikën e hyrjes së ujit nga
lidhja e daljes duhet të jetë midis 0,5 bar (0,05 MPa)
dhe 8 bar (0,8 MPa).
• Vrima e ajrimit në pjesën e poshtme nuk duhet të
mbulohet nga tapeti, rrugica apo ndonjë mbulesë
tjetër dyshemeje.
• Pajisja duhet të lidhet me furnizimin me ujë duke
përdorur kompletin e ri të tubave që vjen me pajisjen
www.aeg.com4