
paraprakisht këto pëlhura me dorë
përpara se t'i ngarkoni në lavatriçe.
• Mos e prekni xhamin e derës gjatë
kohës që një program është në punë
e sipër. Xhami mund të nxehet.
2.5 Shërbimi
• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
një qendër të autorizuar shërbimi.
• Përdorni vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
2.6 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji dhe ai me ujë.
• Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
• Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar ngecjen e fëmijëve dhe
të kafshëve shtëpiake brenda kazanit.
• Hidheni pajisjen në përputhje me
kërkesat lokale për hedhjen e
pajisjeve mbeturina elektrike dhe
elektronike (WEEE).
3. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
3.1 Heqja e paketimit
PARALAJMËRIM!
Hiqni të gjithë ambalazhin
dhe bulonat e transportit
përpara se të instaloni
pajisjen.
PARALAJMËRIM!
Përdorni doreza.
1. Hiqni veshjen e jashtme. Nëse është
e nevojshme përdorni një prerëse.
2. Hiqni pjesën e jashtme prej kartoni
dhe materialet prej polistireni të
paketimit.
3. Hiqni qesen e brendshme.
4. Hapni derën dhe hiqni pjesën prej
polistireni nga guarnicioni i derës dhe
të gjithë artikujt nga kazani.
www.aeg.com6