
KUJDES!
Rrezik plagosjeje!
Sigurohuni që kazani të
mos rrotullohet. Nëse
nevojitet, prisni derisa
kazani të ndalojë së
rrotulluari.
Sigurohuni që niveli i ujit
brenda në kazan të mos
jetë shumë i lartë. Nëse
nevojitet, kryeni zbrazjen e
emergjencës (referojuni
«Zbrazja e emergjencës»
në kapitullin «Kujdesi dhe
pastrimi»).
Për të hapur derën, veproni si më
poshtë:
1. Shtypni butonin Ndezje/Fikje për të
fikur pajisjen.
2. Hiqni spinën nga priza elektrike.
3. Hapni kapakun e filtrit.
4. Tërhiqni dy herë poshtë këmbëzën e
shkyçjes së urgjencës dhe hapni
derën e pajisjes.
5. Nxirrni rrobat dhe pastaj mbyllni
derën e pajisjes.
6. Mbylleni kapakun e filtrit.
17.4 Eliminimi i detergjentit
ose aditivëve të tjerë nga
foleja e kripës
Çdo lloj detergjenti dhe aditivi që është
futur pa dashje në folenë
duhet të
eliminohet plotësisht.
Nëse ndodh kështu, veproni si më
poshtë:
1. Nxirreni sirtarin jashtë.
2. Eliminoni çdo gjurmë detergjenti ose
aditivi dhe pastrojeni folenë
plotësisht.
3. Futeni sirtarin sërish në vend dhe
derdhni kripë në folenë
.
4. Mbyllni sirtarin.
5. Vini në punë një cikël për larje të
pambukta ose sintetike, pa reduktuar
kohën, për të rikthyer funksionin e
zbutësit të ujit.
18. VLERAT E KONSUMIT
Vlerat e deklaruara janë marrë në kushte laboratorike me standardet
përkatëse. Shkaqe të ndryshme mund të ndryshojnë të dhënat: sasia
dhe lloji i rrobave për larje dhe temperatura e ambientit. Gjithashtu në
kohëzgjatjen e programit të larjes mund të ndikojë edhe presioni i ujit,
tensioni i furnizimit dhe temperatura e ujit në hyrje.
Specifikimet teknike mund të ndryshojnë pa dhënë njoftim paraprak për
të përmirësuar cilësinë e produktit.
www.aeg.com52