• Vrima e ajrimit në pjesën e poshtme (nëse ka) nuk
duhet të mbulohet nga tapeti, rrugica apo ndonjë
mbulesë tjetër dyshemeje.
• Pajisja duhet të lidhet me furnizimin me ujë duke
përdorur kompletin e ri të tubave që vjen me pajisjen
ose komplete të tjera të reja tubash të ofruara nga
qendra e autorizuar e shërbimit.
• Kompletet e vjetra të tubave nuk duhet të ripërdoren.
• Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja
elektrike është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga
prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose
persona me kualifikim të ngjashëm.
• Përpara se të kryeni shërbim mirëmbajtjeje, çaktivizoni
pajisjen dhe hiqni spinën nga priza.
• Mos përdorni spërkatës me ujë me presion të lartë
dhe/ose avull për të pastruar pajisjen.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të njomë. Përdorni
vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte
gërryese, materiale të ashpra pastruese, tretës ose
objekte metalike.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
• Hiqni paketimin dhe bulonat e
transportit.
• Mbajini bulonat e transportit në një
vend të sigurt. Nëse pajisja do të
transportohet në të ardhmen, ata
duhet të vendosen për të bllokuar
kazanin për të parandaluar dëmtimet
e brendshme.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe
kepuce te mbyllura.
• Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
• Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
• Mos e instaloni ose mos e përdorni
pajisjen kur temperatura mund të jetë
më e ulët se 0°C ose kur ekspozohet
ndaj kushteve atmosferike.
• Zona e dyshemesë ku do të instalohet
pajisja duhet të jetë e sheshtë, e
qëndrueshme, rezistente ndaj
nxehtësisë dhe e pastër.
• Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkullojë ajër.
• Rregullojini këmbëzat në mënyrë që
mes pajisjes dhe dyshemesë të ketë
hapësirë të mjaftueshme.
• Mos e instaloni pajisjen në një vend
ku dera e pajisjes nuk mund të hapet
plotësisht.
• Mos vendosni një enë për të
grumbulluar ujin që mund të rrjedhë
nën pajisje. Kontaktoni me Qendrën e
Autorizuar të Shërbimit për t'u
siguruar se cilët aksesorë mund të
përdoren.
2.2 Lidhja elektrike
• Pajisja duhet tokëzuar.
www.aeg.com4