Dil ID: 1
Dil Adı: english
Dil Kodu: en5 Skinz-protective-gear Brand's Products
Dünyanın En Büyük
Elektronik Bilgi Kütüphanesi



3636363636
Problemi Zgjidhja e mundshme
Pajisja mbushet me ujë
dhe e shkarkon atë
menjëherë
Sigurohuni që zorra e shkarkimit të jetë në pozicionin e
duhur. Zorra mund të jetë pozicionuar shumë poshtë.
Shihni kapitullin "Udhëzime instalimi".
Pajisja nuk e shkarkon
ujin.
Sigurohuni që tubi lidhës i lavamanit të mos jetë i bllokuar.
Sigurohuni që zorra e shkarkimit të mos jetë e përdredhur
ose e përthyer.
Sigurohuni që filtri i shkarkimit të mos jetë i bllokuar. Nëse
është e nevojshme, pastrojeni filtrin. Referojuni kapitullit
"Kujdesi dhe pastrimi".
Sigurohuni që lidhja e zorrës së shkarkimit të jetë e saktë.
Vendosni programin e shkarkimit nëse vendosni programin
pa fazën e shkarkimit.
Vendosni programin e shkarkimit nëse vendosni një opsion
që përfundon me ujë në kazan.
Faza e centrifugimit nuk
funksionon ose cikli i
larjes zgjat më shumë
sesa zakonisht.
Vendosni programin e centrifugimit.
Sigurohuni që filtri i shkarkimit të mos jetë i bllokuar. Nëse
është e nevojshme, pastrojeni filtrin. Referojuni kapitullit
"Kujdesi dhe pastrimi".
Rregulloni me dorë artikujt brenda kazanit dhe niseni sërish
fazën e centrifugimit. Ky problem mund të shkaktohet nga
probleme ekuilibri.
Ka rrjedhur ujë në
dysheme.
Sigurohuni që bashkueset e zorrëve të ujit të jenë
shtrënguar fort dhe që nuk ka rrjedhje uji.
Sigurohuni që zorra e hyrjes së ujit dhe zorra e shkarkimit
të mos kenë dëmtime.
Sigurohuni që të përdorni detergjentin e duhur dhe sasinë e
duhur të tij.
Dera e pajisjes nuk mund
të hapet.
Sigurohuni që të jetë zgjedhur një program larjeje që
përfundon me ujë në kazan.
Sigurohuni që programi i larjes ka përfunduar.
Vendosni programin e shkarkimit ose të centrifugimit nëse
ka ende ujë në kazan.
Sigurohuni që pajisja furnizohet me energji.
Ky problem mund të shkaktohet nga një defekt i pajisjes.
Kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit.
Nëse ju duhet të hapni derën, ju lutemi të lexoni me kujdes
"Hapja e derës në rast emergjence".
Pajisja bën një zhurmë të
pazakontë dhe dridhet.
Sigurohuni që nivelimi i pajisjes është i saktë. Shihni
kapitullin "Udhëzime instalimi".
Sigurohuni që të keni hequr paketimin dhe/ose bulonat e
transportit. Shihni kapitullin "Udhëzime instalimi".
Shtoni më shumë rroba në kazan. Ngarkesa mund të jetë
tepër e vogël.
www.aeg.com36